web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Ka ardhur koha të marrim fatin në duart tona”/ Kërpaçi paralajmëron aksion nga opozita

13 Janar 2020, 19:23, Politikë CNA

Ish-deputetja e LSI, Florida Kërpaçi, e ftuar në Fax news, u shpreh se ky do të jetë viti i rezistencës, dhe se opozita do të vijojë aksionin politik për të sjellë një dekadë të re dhe për të ndalur shpopullimin në vend.

“Viti që lamë pas, ishte viti ku janë larguar mbi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria, dhe morëm ?Jo? nga Bashkimi Evropian.

Aksioni ynë drejtohet dhe është i frymëzuar nga problemet, por edhe nga dëshirat e qytetarëve për të larguar qeverinë. Do të jetë viti i përballjes me këtë të keqe.

Do të vijojmë aksionin tonë politik sepse besojmë se duhet të vazhdojmë luftën tonë për të sjellë një dekadë të re dhe për të ndalur shpopullimin në vend. Ky do të jetë viti i rezistencës. Ka ardhur momenti që të marrim fatin e vendit në duart tona?, deklaroi Kërpaçi./CNA.al





Lajmet e fundit nga