web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhunoi gruan në sy të fëmijëve dhe tentoi t’i djegë shtëpinë/ Pranga 46 vjeçarit

8 Janar 2020, 12:20, Kronika CNA

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 46 vjeçar pasi dhunoi ish gruan dhe më pas tentoi t?i digjte banesën.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet G. M., banues në Karbunarë.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish-bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ?Dhunë në familje?, ?Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës? dhe ?Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë?./CNA.al





Lajmet e fundit nga