web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e biznesmenit Guxim Gjyriqit/ Gjendet një makinë e djegur në Has

6 Janar 2020, 09:19, Kronika CNA

Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Golaj në Has pas vrasjes së biznesmentin në Tropojë.
Dyhsohet se makina e djegur  tip “Ford Fiesta” i përket autorit të vrasjes së Guxim Gjyriqit.

47-vjeçari u vra mbrëmë me armë zjarri rreth orës 23:32.
Viktima është një biznesmen, pronar i një pike karburanti dhe restoranti. Po ashtu burimet bëjnë të ditur se viktima është djali i tezes së Fatmir Haklajt.

Ai është vrarë pranë pikës së karburantit të tij në lagjen ?Partizani?, ku autori i ka zënë pritë dhe e ka ekzekutuar.

Ende nuk dihen motivet, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, Kukës dhe dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit./CNA.al





Lajmet e fundit nga