web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr mes artistëve/ “Robert Budina i fut duart në fyt Laert Vasilit, aktori përfundon në spital”

22 Dhjetor 2019, 15:11, Kronika CNA

Një sherr i madh ka ndodhur mes artistëve mbrëmjen e djeshme për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Arstistët kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin për grisjen e një kartele, por sheri ka degjeneruar në dhunë.

Vasili ka publikuar një video nga sherri, ku dëgjohen të shara dhe ofendime, ndërsa aktori pretendon se regjisori Robert Budina e ka kapur për fyti.

Duket se sherri nuk ka përfunduar me kaq, pasi aktori deklaron se artistët e ?Aleacës për Teatrin Kombëtar? e kanë rrahur derisa e kanë bërë për spital.

?Aleanca e Rehatit?, këta uzurpatorë të pronës publike, në këto çaste pasi më dhunuan fizikisht me në krye z.Robert Budina i cili më futi thonjtë në grykë dhe duke më sharë me libër shtëpie u përpoqën të bëjnë lajm për të dalë nga anonimati i jashtëligjshmërisë!
Një turp e faqe e zezë që ndodh në mes të kryeqytetit nga njerëz të dhunshëm që duan të kthejnë ?97 në Art! Dhuna dhe çdo formë tjetër e jasthëligjshme do të përballet me drejtësin?!
P.s Haram ato 10 milionë që njerëzit e mi ju kanë sponsorizuar për filmat tuaj z. Budina! Bukëshkalë!?, shkruan Laert Vasili në rrjetet sociale krahas videos dhe një fotoje nga spitali./ CNA.al





Lajmet e fundit nga