web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi në Sarandë

22 Dhjetor 2019, 11:53, Kronika CNA

Pezullohet lundrimi i mjeteve detare në Sarandë.

Mësohet se shkak për këtë është bërë moti i keq me reshje shiu të dendura, me dallgë të forta dhe me erë.

Raportohet se gjithashtu është pezulluar lundrimi edhe drejt Korfuzit, ndërsa ditën e djeshme u anulluan në Vlorë dhe Durrës.

Kujtojmë se edhe ditën e djeshme edhe sot tragetet kanë hasur vështirësi në ankorim në Vlorë, madje trageti i linjës Brindisi-Vlorë u përplas me pankinën për shkak të dallgëve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga