Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas tritolit që iu vu makinës së prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi.
Shoqata thotë se ngjarje të tilla tronditin jo vetëm organet e drejtësisë por krijojnë dhe pasiguri të thellë në radhët e qytetarëve.
DEKLARATË E SHOQATËS KOMBËTARE TË GJYQTARËVE TË SHQIPËRISË:
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë përcjell me shqetësim të madh dhe indinjatë të thellë ngjarjen e sotme mafioze, të ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një sasi eksplozivi ka hedhur në erë, duke dëmtuar rëndë, makinën e Prokurorit Albert Kuliçi, me detyrë Zëvendësdrejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe njëkohësisht drejtues i Njësisë së Posaçme (Task Force).
Ngjarje të tilla tronditin jo vetëm organet e drejtësisë por krijojnë dhe pasiguri të thellë në radhët e qytetarëve. Cenimi i jetës, shëndetit apo pronës së magjistratit përbën një fenomen të papranueshëm për një shtet të së drejtës, që duhet të vërë në alarm të gjitha strukturat përgjegjëse shtetërore si dhe të zgjojë ndërgjegjen qytetare për rëndësinë e misionit të magjistratit. Autori apo autorët e këtij akti të rëndë ndaj Prokurorit Albert Kuliçi duhet të marrin një përgjigje të shpejtë, efektive dhe të ashpër nga organet ligjzbatuese.
Funksioni i magjistratit përbën një mision për shoqërinë dhe si i tillë duhet të perceptohet nga të gjithë. Cenimi i personit të magjistratit përbën cenim të të gjithë shoqërisë dhe një atentat ndaj rendit kushtetues, pasi përmes akteve të tilla preken garantët e shtetit të së drejtës. Në këtë kuadër, të gjitha hallkat e shtetit dhe të shoqërisë duhet të solidarizohen në mbrojtje të figurës dhe shërbimit që magjistrati kryen ndaj tyre.
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë inkurajon të gjithë organet shtetërore që janë angazhuar tashmë me hetimin e ngjarjes dhe zbardhjen e autorit/autorëve të saj për të kryer një punë profesionale me qëllim që të rikthehet qetësia e munguar dhe besimi i tronditur nga kjo ngjarje në radhët magjistratëve por edhe të të gjithë qytetarëve. Shpresojmë që kjo ngjarje të marrë emër dhe të mos mbesë e pa zbardhur sikurse rëndom ka ndodhur në raste të tjera.
Në të njëjtën kohë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë falënderon të gjithë zyrtarët dhe organet publike të cilave ata u përkasin për reagimin e menjëhershëm mediatik dhe mbështetjen e gjerë që i kanë dhënë prokurorit Albert Kuliçi si dhe të gjithë trupës së magjistratëve në Republikën e Shqipërisë.
Së fundi, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë shpreh mbështetjen e parezervë ndaj Prokurorit Albert Kuliçi si dhe ndaj të gjithë magjistratëve, gjyqtarë e prokurorë, të cilët punojnë me ndershmëri, profesionalizëm dhe kurajë, duke mos kursyer asgjë që drejtësia të triumfojë. Shembulli juaj duhet të vazhdojë të shërbejë si frymëzim për të gjithë shoqërinë./CNA.al
Me tone shumë të ashpra ka reaguar për ardhjen e presidentit...
Ish minstrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ka konsideruar si...
Deputeti Lefter Maliqi, ka reaguar ashpër përmes një postimi...
Kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës, Ramush Haradinja kan...
Ish Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar...
Prokurori Besnik Cani, njëkohësisht anëtar i Këshillit të La...
Një sherr mes disa shoferëve ka ndodhur pak momente më parë ...
Shoqata Shqiptare e Inxhinerëve Konsulentë (SHOSHIK) ka reag...
Nga Mentor Kikia * Unë e njoh personalisht Arben Krajën, aq ...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës të Ramush Ha...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj pro...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shprehur ...
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp ka folur ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një konference ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas refuzimit nga Kosov...
Ish Presidenti Bujar Nishani ka shprehur shqetësimin e tij n...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duket se ësh...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...