Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Nga ROLAND QAFOKU
Më në fund, ajo që prej 3 vjet e gjysmë e prisnim u formua dhe tashmë Shqipëria ka Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK. Janë 8 prokurorë që të paktën nga ajo që është trumbetuar, thënë e stërthënë, pritet t?i bëjnë gjëmën pjesës së korruptuar të politikës shqiptare. Por pyetja e madhe është a do arrijë kjo strukturë pritshëmritë e opinionit shqiptar? A do arrijë ajo që hajdutët, të babëziturit, të fortët, të paprekshmit por dhe më të urryerit e politikës, t?i fusë në qeli? A do arrijë ajo të thyejë mitin e atyre që nuk i gjen gjë sa të jenë në politikë dhe pushtet? Më thjeshtë akoma po perifrazoj pyetjen e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi: Vërtetë do bëjnë këta ndonjë gjë këta, apo edhe kjo gjë do jetë kot?
Ndonëse përgjigjet e këtyre pyetjeve të bëjnë të mendohesh gjatë, unë futem te ata që janë optimistë. Në radhë të parë besoj te investimi i SHBA-së si investimi më serioz në historinë e drejtësisë shqiptare dhe së dyti në integritetin dhe atë që përfaqësojnë të 8-tët e SPAK. Fjalë, akuza dhe sharje të tipit ?ky ka punuar në komunizëm? dhe ?ky tjetri është djali i atij? dhe ?kjo vajza e asaj? janë pikërisht reminishenca të atij komunizmi. Se nëse mbështetemi në llogjikën se në cilën periudhë ideale duhet të jetonin anëtarët e SPAK, i bie që kjo strukturë të përbëhej me studentët e vitit të parë të Juridikut si më të kulluarit dhe më të pandikuarit në biografinë e tyre.
Unë besoj se të 8 prokurorët dhe më shumë te Arben Kraja. Kam lexuar këto ditë lloj lloj cilësimesh. Në cilësinë e një gazetari që prej 23 vjetësh ndjek modestisht me shumë interes çështjet e drejtësisë kam vlerësimin maksimal për të si njeri me integritet, profesionist dhe jam i bindur që do arrijë maksimumin e asaj që kërkohet. Por ky natyrisht është një perceptim i imi personal që edhe nëse vlen për opinionin mbaron pikërisht sapo Kraja dhe të 7-të të tjerët futen në zyrën e punës së tyre. Ajo që mendoj se ia vlen është një thirrje publike që unë ia drejtoj zotit Kraja.
Zoti Kraja, sot ju jeni përballë një megasprove. Si askush tjetër, sot ju keni në dorë fatet e një perceptimi publik që lidhet me ndëshkueshmërinë ose jo të atyre që e kanë bërë pis këtë vend. Pikërisht për këtë arsye, për nga rëndësia, sot në Shqipëri ju vleni më shumë se presidenti, se kryeministri dhe se i gjithë parlamenti të marrë së bashku. Fiks fare, ju sot keni ne dorë fatin e Shqipërisë.
Ju lutem zoti Kraja, bëjeni këtë vend. Jepni drejtësi. Vendosni para drejtësië ata politikanë dhe zyrtarë që e shkatëruan këtë vend që e bënë pothuajse të pabanueshëm.
Vendosni prapa hekurave ata maskarenj që e vodhën non stop këtë vend për 30 vjet me radhë. Ata që ia pinë gjakun këtij vendi dhe e lanë të varfër. Më të varfrin në kontinent, po në atë vend ku ishim në 1990 kur kërkuam barazi me Evropën. Bëjeni këtë zoti Kraja, për vete, për familjen tuaj dhe për të gjitha familjet shqiptare. Për ata që në këto 30 vjet e braktisën Shqipërinë dhe pasi hodhën një gur pas e quajtën një vend që nuk bëhet. Bëjeni këtë zoti Kraja. Bëjeni që ky popull të shikojë se hajduti ndëshkohet. Bëjeni jo duke parë nëse hajduti është i majtë apo i djathtë, socialist apo democrat. Bëjeni në radhë të parë ndaj qeveritarëve sepse vetëm kështu do ketë vlerë.
Bëjeni zoti Kraja që ky popull të shikojë se ai që është bërë milioner pa djersë ka fund vetëm burgun. Bëjeni Zoti Kraja që me anën e drejtësisë ky popull të fitojë shpresën e humbur! Bëjeni se do merrni bekimin e një populli të tërë.Të një populli që ka besuar shumë në këto 30 vjet por që është zhgënjyer dhe tani sytë dhe veshët i kanë nga ju? Mos e dhëntë zoti dhe zhgënjehemi edhe nga ju. Kjo do të ishte fatale. Jo personalisht për ju, por për këtë popull. Qeveritë shkojnë dhe vijnë, por Shqipëria është një. Dhe Shqipëria kërkon drejtësi zoti Kraja. Ju personalisht dhe shtatë kolegët e tjerë jeni shansi i fundit i Shqipërisë./ CNA.al
Nga Ilir Levonja– Ajo që po qarkullon sot kudo është lajmi m...
Edo bjeri më të lumtë doraAskush nuk ka shpifur më shumë gja...
Për sa kohë që gazetarët janë të shqetësuar dhe po reagojnë ...
* Ka vend të dali më qartë se çfarë përmban ligji i amenduar...
Nga Ilir Levonja* Në Shqipëri po diskutohet një ligj për por...
Pesembedhjete vjet ma pare keshtu e pata filluar nje shkrim:...
-Dhjetori i Rilindasve Pjetër Budi e Pjetër Bogdani.-Dhjetor...
Ata që besojnë se përmes ligjit të shpifjes qeveria ka synim...
Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngul për miratimin e pak...
Nga Spartak NgjelaPyetja që kanë ngritur shqiptarët e vrarë ...
Na poshtëroi tërmeti aq sa nuk na ka poshtëruar as 500 vjet ...
Nga Ilir Levonja– Më 10 dhjetor 2019 në faqen zyrtare të Par...
Fëmija i parë i Lëvizjes Studentore në atë Dhjetor historik ...
Janë të shumtë ata që mendojnë se tërmeti i 26 nëntorit ra s...
Një diskutim në “Opinion”, ose më saktë mënyra e komunikimit...
Scapegoat, dmth të akuzosh dikë tjetër për ato që bën vetë.N...
Fjalimi i fundit i qenit ! ———Unë qeni akuzoj : Ham ham ham:...
Ervin Salianji, një ish- deputet i Partisë Demokratike, ësht...
Një ditë Lulzim Basha do të dalë mbi ujëra, por vetëm atëher...
Çim Peka i Metës, Ylli Rakipi i Metës, dhe Andi Bejtja i Met...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...