web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama për të prekurit nga tërmeti/ Në hotele me standarde luksi si të ishin turistë gjermanë apo norvegjezë

18 Dhjetor 2019, 10:49, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar nga foltorja e Kuvendit të gjithë ministrat dhe deputetëte e tij për punën e bërë pas tërmetit të 26 nëntorit.

?Së pari dëshiroj të shpreh edhe një herë ndejënjën e krenarisë time për qeverinë që unë drejtoj dhe për të gjithë ministrat dhe deputetëtet. Unë nuk e di nëse dikush e kishte imagjinuar se qeveria e Shqipërisë do të arrinte të bënte atë që bëri në kushtet e një befasie të jashtëzkoanshme ku mijëra e njërëz u gjendën në rrugë pa strehë?, u shpreh Rama.

Kryeministri ka bërë një përmbledhje të përgjithshme përsa i përket gjendjes së njerëzve të prekur nga tërmeti tragjik.

?Në më pak se dhjetë ditë mbi 13 mijë persona janë akomoduar në kushte që kurrë më parë nuk i ka pasur një banor i Republikes së Shqipërië mbas një fatkeqësie natyrore.
Janë akomoduar në hotele me standarte luksi me të gjitha shërbimet si të ishin turistë gjermanë apo norvegjezë plus me të gjithë kujdesjen mjekësore dhe vijimin normal i jetës së tyre.
3452 familje dhe 202 studentë kanë marrë qeranë për tu akomoduar në kushte shtëpie sipas zgjedhjes së tyre dhe për të vazhduar jetën normale. 6780 persona në fshat që e kanë të vështirë të lëvizin nga trualli i shtëpisë është garantuar përkujdesja me çadrat dimërore. Deri më sot janë shembur 56 objekte prej të cilëvë 49 në durrës 4 në Tiranë 3 në Lezhë. Të gjitha familjet e viktimave i është akorduar një paketë trajtimi financiar dhe jo vetëm?, tha mes të tjerash Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga