web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Haradinaj quajti Kurtin menaxher të dobët/ Reagon ashpër Vetëvendosja

17 Dhjetor 2019, 18:08, Kosova & Bota CNA

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj e cilësoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti menaxher të dobët, ndërsa tha se do ta udhëheqë qeverinë drejt dështimit.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Vetëvendosjes, e cila deklaron se menaxhimin e Haradinajt e tregon gjendja ekonomike, papunësia, zhvillimi i teknologjisë dhe infrastrukturës, gjendja e shëndetësisë, etj.

?Gjendja katastrofale ekonomike, mungesa e investimeve, papunësia, zhvillimi i munguar i teknologjisë dhe infrastrukturës, gjendja skandaloze e shëndetësisë dhe rekordet negative ne arsim si dhe zvogëlimi i njohjeve në sferën ndërkombëtare shoqëruar me përkeqësimin e imazhit të Kosovës tregojnë sa menaxher i mire është Haradinaj opsionin e ndryshimit real. S?ka asnjë mundësi për ta ndalur ndryshimin te cilin e ka vendos populli dhe sa kompetent është ai për te folur për këto gjera. Populli po kërkon ndryshim e prandaj e ka votuar?, shprehet VV-ja për ?Gazetën Express?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga