Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në Shënavlash, të Durrësit, ku pa nga afër gjendjen e banorëve të dëmtuar nga tërmeti.
Basha monitoroi nga afër situatën, ndërsa banorët i janë ankuar se janë lënë në harresë.
?Nuk jemi mirë hiç. Prej 3 javësh rrimë në plastmas, vetë i gjashti. Njeri me na pa kërkush jo. Kanë vu shiritin dhe s?ka ardhur askush me na pa. As ushqim asgjë. Shkova në komunë, por më tha: ndihma. Nuk dua ndihma, dua një çadër se jam jashtë. Çadër nuk ka?, thotë një i moshuar teksa tregon edhe një çadër të sajuar me plastmas në oborrin e shtëpisë së rrethuar me shirit nga policia.
Banorët apeluan për ndihmë, pasi nuk dinë se çfarë të bëjnë. Nuk kanë as ku të fusin kokën, ndërkohë që rindërtimi banesave nuk është i mundur pa fonde. Gjatë bisedës me banorët e Shënavlashit, Basha ripërsëriti edhe njëherë thirrjen për qeverinë që të lëvrojë fondet që banesat e fshatit të ndërtohen nga vetë banorët që të mos presin me vite.
?Po ta rregullojnë ata e bëjnë me tender. Gjysmat e parave do ti vjedhin, mos më shumë. Prandaj, në veçanti për shtëpitë në fshat, zgjidhja është fare e thjeshtë: Vlerësohet dëmi dhe nxirret fondi për të ndërtuar shtëpitë?
Shefi i opozitës e quajti situatën pas tërmetit dramatike dhe drejtoi gishtin tek shteti.
?Jemi shumë të shqetësuar nga kjo situatë. Kudo e njëjta situatë. Filloi java e katërt dhe shumica e familjeve janë pa çadra, pa siguri, pa qartësi për banesat e tyre. Tek Isa, komshiu juaj isha, kishin vënë një shirit para disa ditësh dhe asgjë. As kishin ardhur me i pa, asgjë fare. Me dhjetëra mijëra familje në këtë situatë janë. E pamundur të vazhdohet kështu. Kjo është e papranueshme. Kjo nuk është fatkeqësi natyrore më. Kjo është fatkeqësi njerëzore. Ky është dështim i shtetit. Shteti nuk mund të lejë as dy familje kështu, jo me dhjetëra mijëra familje?, tha Basha, ndërsa apeloi banoret që të mos rrezikojnë jetën duke banuar në këto shtëpi.
?Në mënyrën më absolute nuk do të futeni brenda pa pasur një letër që ju thotë futini brenda, me firmë e garanci nga shteti. Kush guxon me e dhënë atë letër, të marrë përgjegjësinë. Atëherë po. Nuk besoj se ka njeri guximin të vijë e t?ju thotë: futuni brenda në këtë shtëpi.?
Në secilën prej banesave të Shënavlashit, Basha merr të njëjtën përgjigje: Askush nuk ka shkuar ti shohë e tu japë zgjidhje.
?Tërmeti është forcë e natyrës, është punë e Zotit. Përgjigja ndaj tërmetit, shpëtimi i njerëzve, ardhja në ndihmë njerëzve që janë pa shtëpi, mbajtja e ndihmës hapur në kuptimin e ushqimeve, medikamenteve, ndihmës për të moshuarit, çuarjes së fëmijëve në shkollë, kjo është detyrë e shtetit, e atij që merr taksat e shqiptarëve, e atij që ka qesen e taksave. Kjo punë pa para nuk bëhet. Ne fjalën kemi, ata që kanë qesen e parave duhet ta zgjidhin dhe në vend që të bëjnë dërr-dërr nga mëngjesi deri në darkë, të sjellin paret?, deklaroi Basha duke iu përgjigjur ankesave të banorëve të kësaj zone.
Në një banesë në qendër të fshatit, familjarët thonë se askush nuk i ka parë e dëgjuar, madje ata hedhin dyshime se kjo është edhe ndarje politike.
?Ne me sa duket meqë jemi demokratë, na kanë ndjekë më tepër këto…?, – thotë i zoti i shtëpisë, shqetësim që merr menjëherë apelin e fortë të kryetarit demokrat.
?Ju ka ndarë politikisht? Këtë më thanë. Vetëm 3 veta kanë marrë bonus qiraje. Kjo është kriminale. Kjo nuk është fushatë elektorale. Si mundesh me i nda në socialistë dhe demokratë, njerëzit që u janë prishur shtëpitë! Ky është dështim, është korrupsion, kjo është babëzi. Ky është dështim total. Katër javë pasi ka ndodhur kjo, mos me ardhë me i pa njerëzit, mos me iu thënë hyn apo nuk hyn. Nëse nuk hyn, ja ku i ke paratë, rregulloje shtëpinë?, apeloi kryetari i opozitës.
Në Shënavlash, janë mbi 40 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti dhe qindra banorë janë pa një vend ku të fusin kokën./ CNA.al
Qeveria ka propozuar një paketë ligjore, duke pretenduar se ...
Nën drejtimin e këshilltares së kryeministrit Edi Rama dhe n...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pak...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka një thirrje për gazetarët dh...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari thotë se “problemi i si...
Këtë pasdite presidenti Ilir Meta ka vizituar Kishën e Shën ...
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “News 24”, teksa ka komen...
Avokati Spartak Ngjela foli mbrëmjen e sotme për paketën e c...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot pasdite disa ...
Ish deputetja e LSI, Klajda Gjosha shprehet se cënimi i fjal...
Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar kontributin e tij n...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pak minuta më parë l...
Komisioni Evropian tha sot se projektligji për shtypin në Sh...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, shkruan se dëshiron ...
Kryeministria i është përgjigjur deklaratës së bërë nga krye...
Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, në një de...
Akademiku i njohur, Artan Fuga është një ndër zërat më kriti...
Dje Komisioni i Ligjeve ka aprovuar paketën e censurës, të p...
Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur kërkesës së PD-...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Kë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...