web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabiten bizhuteri me vlerë 64 milion dollarë në shtëpinë e vajzës së kreut të Formula Uno-s

16 Dhjetor 2019, 18:16, Kosova & Bota CNA

Vajza e ish kreut të Formula Uno-s, Bernie Eçlestone, Tamara Eçlestone është bërë pre e grabitësve, të cilët i kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 64 milion dollarë nga shtëpia e saj në Londrën perëndimore.

Sipas gazetës “The Sun” grabitja u krye gjatë një operacioni që zgjati 50 minuta.

Sipas tabloidit, tre hajdutë u futën në rezidencën e 35-vjeçares, pasi kishin shmangur dy ekipet e sigurisë 24-orëshe që patrullojnë gjatë gjithë kohës rrugën e njohur si “Lagjja e miliarderëve?, si dhe vetë operacionet e brendshme të sigurisë së familjes Eçlestone.

Në njoftim thuhet se në kohën e grabitjes, Tamara Eçlestone, një modele dhe emër i njohur në Britani, sapo ishte larguar nga vendi për pushimet e Krishtlindjes.





Lajmet e fundit nga