web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Injoron opozitën jashtëparlamentare/ Gjoni: Ç'kemi bërë ne për 8 muaj ata si bën as në 8 vite

11 Dhjetor 2019, 21:08, Politikë CNA

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, është pjesë e emisionit “Arena”, ku po diskutohet rreth situatës politike dhe asaj që pritet të vijë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Duke diskutuar rreth kontributit që grupi i opozitës parlamentare ka dhenë deri më sot, krahasuar me atë që opozita jashtëparlamentare dha në tetë vite  Gjoni dha një përgjigje injoruese, duke thenë:

Sa i përket reformës zgjedhore, sa kemi bërë në për këto 8 muaj, nuk janë arritur në 8 vite nga ish-opozita, dhe ish-partitë opozitare në parlament. Por reforma zgjedhore nuk është e vetmja. Ne kemi hapur debatin kombëtar për të dhe të gjithë tanimë po flasin për ndryshimin e sistemit zgjedhor…”.

I ndërprerë nga moderatori i emisionit, i cili tha: “Unë kam 8 vite që flas për këtë, ti kur ke qenë me LSI nuk kemi folur për këtë punë”, deputeti Gjoni vijo të thotë:

“Unë kam folur gjithmonë për këtë. Deri para një viti, shumë pak media flisnin për hapjen e listave, dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor”./CNA.al





Lajmet e fundit nga