web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Publikohen shifrat zyrtare/ Ja bilanci i dëmeve nga tërmeti, zonat më problematike

3 Dhjetor 2019, 12:48, Kronika CNA

Zyra Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore ka bërë një bilanc paraprak të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një deklaratë për mediat, bëhet e ditur se sot deri në orën 13:30,

tashmë, janë në funksion të plotë tre numra të gjelbër në dispozicion të qytetarëve për çdo nevojë, për qarqet Durrës, Lezhë, Tiranë:

Gjithashtu, bëhet e ditur se për çdo shqetësim apo pyetje lidhur me tërmetin e datës 26 nëntor, qytetarët mund t?i drejtohen edhe Platformës së Bashkëqeverisjes: ëëë.shqiperiaqeduam.al

Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht: 101 (Tiranë ? 32; Durrës ? 59; Lezhë ? 9; Elbasan ? 1).

Shumica dërrmuese prej 79 thirrjesh ka qenë për verifikm dëmesh në banesë.

Qarqet më të prekura nga tërmeti janë Durrës, Tiranë dhe Lezhë, ndërsa qarqet e tjera ku ka dëmtime janë: Dibër, Kukës, Fier, Elbasan, Berat.

Sa i takon dëmeve në banesa, bëhet e ditur se në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:

Shtëpi të shembura:                1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë:      5497 (Durrës 1311, Tiranë  3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë:       3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë:     558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56,                                                             Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë:      335 (Tiranë 328, Elbasan 7)

Shkolla të dëmtuara:              28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

Biznese të dëmtuara:             146 (Tiranë)

Qendra shëndetësore:             2 (Tiranë 1, Kukës 1)

Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:

Të evakuuar:. 3224

Hotele:.1961

Çadra: 964

Qendra sociale: 867

Familje: 2525

Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.

 

Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i?u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:

Në qarkun Durrës për periudhën  29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:

Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim:

 

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të filloi puna për prishjen  një objekti.

Në rang qarku Durrës janë 541 objekte të inspektuara deri sot në orën 12:00.

Po ashtu, Zyra për Menaxhimin e Fatkeqesive, një falënderim i veçantë ka edhe për ndihmën e pakursyer dhe  përkushtimin e 239 Vullnetarëve dhe 15 OJF-ve të regjistruar në e-albania për përballimin e nevojave të qyetarëve të prekur nga pasojat e tërmetit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se përditësimi i informacionit bëhet sërish nesër në orën 18:30.





Lajmet e fundit nga