web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kam 5 ditë pa gjumë”/ I moshuari shpërthen në lot: S’dua as bukë e lekë, më jepni një çadër të fus kokën

1 Dhjetor 2019, 10:38, Sociale CNA

Një i moshuar nga Durrësi ka shpërthyer në lot teksa kërkon ndihmë, pasi banesa e tij ka pësuar dëme dhe ai ndodhet në qiell të hapur.

Qytetari kërkon një çadër që të fusë kokën dhe me lot në sy shprehets e ka pesë ditë pa gjumë.

70 vjeçari tregon se askush nuk ka shkuar në pallatin e tij që të bëjë një vlerësim të gjendjes, nëse është i pabanueshëm apo jo.

?Banoj në pallat. Qysh në 26 e deri më sot nuk ka ardhur kush që ta shoh. Kam pesë ditë pa gjumë, nuk dua as rroba as gjë. Dua vetëm të di a do të jetojë brenda, apo të shkoj të mbys veten në ndonjë kanal. S?ka ardhur njeri. Kam bërë raportim. Pallati ka plas brenda dhe poshtë. S?vjen njeri që të shoh. Ku do të shkoj, ta di të paktën. tërmeti ka rënë prapë. Ku të shkoj tjetër? Ju lutem, të paktën të më japin vetëm një çadër, që të bie në gjumë në mes të rrugës. Ju lutem shumë, të vijnë të shikojnë. S?dua as rroba as bukë, as lekë. Jam pa gjumë prej 5 ditësh. Kemi bërë denoncim dhe askush nuk ka ardhur. Jemi në mes të rrugës. Jam 70 vjeç, ku të shkoj ku të mbytem? Nuk kam ku me shku?, tha i moshuari për News 24./CNA.al





Lajmet e fundit nga