web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestimi i Xhulia Aliaj/ Reagon Vokshi: Rama nuk heq dorë nga sjellja qesharake prej një diktatori

29 Nëntor 2019, 19:46, Politikë CNA

Ish deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas arrestimit të 25 vjeçares Xhulia Aliaj e cila akuzohet se përhapi panic përmes lajmeve të rreme në porfilin e saj në Facebook.

Sipas Vokshit, ?në kulmin e panikut kur Shqipëria mban zi për 49 jetë të humbura Rama nuk heq dorë nga sjellja qesharake prej një diktatori të vogël, i mbetur në tentative?.
?Të gjithë që e njohin Xhulian e dinë se ajo është një vlerë për komunitetin, është një vajzë besimtare katolike, krimi i vetëm i të cilës ishte shprehja e frikës së saj nëpërmjet gazetës së Vatikanit, një prej mediave më serioze në botë?, shkruan Vokshi.

Sipas ish deputetes, ?Edi Rama e arrestoi Xhulian si kriminele, në orën 23.00, pa u thënë asnjëherë durrsakëve a janë apo jo të sigurta depozitat në Porto Romano?

?Çdo minutë që Xhulia mbahet në qeli, është një padrejtësi më shumë ndaj një studenteje të tronditur, të pasigurtë për jetën e saj. Durrësi sonte është një qytet fantazëm, edhe sepse Edi Rama krekoset në televizione, bën shoe me tragjedinë e familjeve të shuara nga tërmeti dhe nuk bën çfarë duhet për të informuar qytetarët, për t?i strehuar ata, për të evidentuar dëmet dhe objektet e pasigurta?, shkruanVokshi.

Reagimi i Vokshit:

Në kulmin e panikut, të pasigurisë, kur Shqipëria mban zi për 49 jetë të humbura, nga tërmeti, Edi Rama nuk heq dorë nga sjellja qesharake prej një diktatori të vogël, i mbetur në tentativë.

Edi Rama ka udhëruar arrestimin e studentes Xhulia Aliaj, për fajin e vetëm se ka publikuar facebook një shkrim te gazetës se Vatikanit ?Avennire.it? për rrezikun e shpërthimit të depozitave në Porto Romano. Nje frikë legjitime, në një kohë kur lëkundjet e tërmeteve vazhdojnë ende pa pushim.

Të gjithë që e njohin Xhulian e dinë se ajo është një vlerë për komunitetin, është një vajzë besimtare katolike, krimi i vetëm i të cilës ishte shprehja e frikës së saj nëpërmjet gazetës së Vatikanit, një prej mediave më serioze në botë.

Edi Rama e arrestoi Xhulian si kriminele, në orën 23.00, pa u thënë asnjëherë durrsakëve a janë apo jo të sigurta depozitat në Porto Romano.

Çdo minutë që Xhulia mbahet në qeli, është një padrejtësi më shumë ndaj një studenteje të tronditur, të pasigurtë për jetën e saj. Durrësi sonte është një qytet fantazëm, edhe sepse Edi Rama krekoset në televizione, bën shoe me tragjedinë e familjeve të shuara nga tërmeti dhe nuk bën çfarë duhet për të informuar qytetarët, për t?i strehuar ata, për të evidentuar dëmet dhe objektet e pasigurta.

Lirimi i menjëhershëm i Xhulias është më e pakta që duhet të bëjë diktatori në tentativë.

Edi Rama të mbajë larg duart nga media!

Censura dhe arrestimet janë mjet i dështuar për t?i mbyllur gojën portaleve apo qytetarëve, që të thonë të vërtetën se kjo është një krizë që po menaxhohet keq./CNA.al





Lajmet e fundit nga