Lënë pas mëritë/ Rama publikon mesazhin e Lulzim Bashës në rrjetet sociale
Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë mëngjesin e kësaj t...
Zëvendësdrejtoresha e përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, në një prononcim për mediat, pak minuta më parë, ka lajmëruar një rast abuzimi me solidaritetin e qytetarëve.
Bëhet me dije se një person i identifikuar si Arjan Meli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, ka hapur një adresë në rrjetet sociale me emrin “Rilindje”, duke u bërë thirrje qytetarëve, në emër të kryeministrit Rama, të kontribojnë vlera monetare në dy numra llogarie bankare, të cilat i kishte publikuar përmes një satusi në këtë adresë.
?Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe në dhënien ndihmë të çdo qytetari në nevojë.
Krahas kësaj, Policia e Shtetit është duke punuar intensivisht për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë personave, që me qëllim apo me papërgjegjshmëri po tentojnë të përfitojnë nga situata e krijuar.
Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturave të saj të specializuara kundër krimit kibernetik, në bashkëpunim me strukturat kundër krimit ekonomik dhe financiar gjatë ditës së sotme ka evidentuar dhe goditur një rast flagrant të përfitimit nëpërmjet solidaritetit mbarëpopullor për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.
Në këto momente, në Lezhë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Arjan Meli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.
Ky shtetas, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka hapur një llogari me emrin “Rilindje”.
Në këtë faqe, ky shtetas, ka postuar një status në emër të Kryeministrit, duke u bërë thirrje qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, të cilat ky shtetas i kishte publikuar në këtë status.
Theksojmë faktin se numrat e llogarisë ishin llogari private të këtij shtetasi dhe se gjatë kësaj kohe të shkurtër qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e këtij mashtrimi, duke bërë derdhje shumash të ndryshme.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie.
Policia e Shtetit dënon çdo fenomen abuzimi në këto momente kritike për të gjithë dhe ju informon se nëpërmjet strukturave të specializuara të saj, si dhe në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese është duke punuar intensivisht për kontrollin, monitorimin e vazhdueshëm të situatës, zbulimin dhe goditjen e çdo rasti të abuzimeve me këtë situatë të fatkeqësisë natyrore.
Ashtu siç është bërë e ditur vazhdimisht nga strukturat shtetërore, i vetmi kanal unik shtetëror për ofrimin e donacioneve apo ndihmave është nëpërmjet portalit e-albania/dhuro.
Policia e Shtetit, duke shprehur solidaritetin e plotë me të gjitha familjet e dëmtuara, mbetet e angazhuar maksimalisht, në misionin e saj në shërbim të qytetarëve. Për çdo denoncim apo sinjalizim të çfarëdolloj abuzimi apo shkeljeje të ligjit, telefononi në numrin 112?, ka deklaruar Hajnaj./CNA.al
Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë mëngjesin e kësaj t...
Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, ka sulmuar ashpër qever...
Sekretari Amerikan i Shtetit Michael Pompeo, ka uruar shqipt...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në mesazhin e saj në kët...
Ambasada amerikane ka përcjell ngushëllimet e saj për viktim...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar pasditen...
Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se shenjat po trego...
Gazetarja Sonila Meço ka bërë një vrojtim publik pas presion...
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve...
Ish presidenti Bujar Nishani i është përgjigjur kryeministri...
Tërmeti shkatërrimtar i dy ditëve më parë, ka lënë pasoja ka...
Prej dy ditësh, Shqipëria vijon të jetë në kaos për shkak të...
Edi Rama nuk ka zhgënjyer askënd që ka vënë bast se ai do th...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka anulluar cer...
Tërmeti i ditës së djeshme i cili ka shkaktuar të paktën 35 ...
Afro 40 orë nga tërmeti i fuqishëm që do të godiste rëndë Sh...
Vlora ka ndëruar zjarrfikësin i cili mori pjesë në operacion...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas postimit në rrjetet soc...
Haki Çako, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të ...
Tërmetet janë pjesë diskutimi e emisionit “Opinion” të mbrë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...