web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Djem dhe vajza si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan"/ Rama flet me superlativa për kosovarët: Ta mbushnin plot syrin

27 Nëntor 2019, 14:16, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar si “Photo of the day” të një ushtari nga Kosova i cili ka shërbyer në ndihmë të të prekurve nga tërmeti që shkaktoi tragjedi në vendin tonë.

Sipas Ramës “kjo foto nuk do të thoshte dot se sa shumë mirënjohje meriton sot, kjo trupë e shkëlqyer djemsh e vajzash, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës mes së mirës e të keqes – ku fituesi i luftës shihet qysh në fillim dhe tërë peripecitë e tij gjatë filmit kalohen kollaj, pasi fundi dihet”

“Të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës”, shkruan Rama.

Ai shprehet se kjo trupë do të lerë në kujtesëne tij, bashkë me gjurmën e pashlyeshme të kontributit të saj human, në një ditë kaq të zezë fatkeqësie për Shqipërinë, shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor, ku heronjtë ta mbushnin plot syrin, mu si nëpër filmat amerikanë.

Postimi i Ramës:

Edhe kjo mund të ishte thjesht një PHOTO OF THE DAY.
Por asisoj, kjo foto nuk do të thoshte dot se sa shumë mirënjohje meriton sot, kjo trupë e shkëlqyer djemsh e vajzash, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës mes së mirës e të keqes – ku fituesi i luftës shihet qysh në fillim dhe tërë peripecitë e tij gjatë filmit kalohen kollaj, pasi fundi dihet?
Të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovë.
Kjo trupë do të lerë në kujtesën time, bashkë me gjurmën e pashlyeshme të kontributit të saj human, në një ditë kaq të zezë fatkeqësie për Shqipërinë, shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor, ku heronjtë ta mbushnin plot syrin, mu si nëpër filmat amerikanë/CNA.al
#HEROES?





Lajmet e fundit nga