web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendja e rënduar pas tërmetit/ Presidenti Meta drejt Thumanës

26 Nëntor 2019, 22:29, Politikë CNA

Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon takimet e tij në kuadër të gjendjes së rënduar në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të kësaj të marte.

Pavarësisht orëve të vona, bëhet me dije se pas Durrësit , Presidenti pritet t?i drejtohet Thumanës për tu takuar me banorët dhe për të parë gjendjen familjeve të prekura nga tërmeti.

Kujtojmë se Thumana është një nga zonat më të prekura nga tërmeti i sotëm, me rreth 8 viktima. Ndërkaq, raportohet se banorët e indinjuar nga situata e krijuar kanë hedhur akuza ndaj qeverisë, ndërsa shprehen se që pas tërmetit të shtatorit banesat e tyre ishin të pabanueshme, por që jetonin aty për shkak se s?kishin vend tjetër ku të shkonin./CNA.al





Lajmet e fundit nga