web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Një i çmendur me përndiqte dhe kërcënonte”/ Gazetarja tregon historinë e padëgjuar

25 Nëntor 2019, 08:35, Sociale CNA

Gazetarja Rudina Xhunga ishte e pranishme sot në një konferencë të organizuar nga prokuroria e Tiranës, me rastin e ?Ditës Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave?.

Gjatë fjalës së saj, gazetarja Xhunga ka rrëfyer edhe një histori personale.

Xhunga tha se në vitet 2003-2004, një person e përndiqte, i dërgonte mesazh dhe kërcënime. Pas kësaj, Xhunga tha se i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës, por përgjigja në atë kohë ishte se ?personi në fjalë nuk ka kryer asnjë vepër penale.

?Në vitet 2003-2004, një njeri i çmendur  më përndiqte. Më dërgonte meazhe të pështira dhe arriti deri aty sa edhe të më kërcënonte.

Më pas e padita në Prokurorinë e Tiranës, por përgjigja që më erdhi ishte se ?personi nuk ka shkaktuar vepra penale, ai thjeshtë më donte?. Pra, sipas Prokurorisë së asaj kohe, një i çmendur më donte mua dhe kaq?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga