web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Artur Ajazi/ Pandëshkueshmëria, shkaku i vetëm i kësaj situate

23 Nëntor 2019, 18:30, Opinione CNA

Ajo ç?ka ka ndodhur ditët e fundit (si vazhdimësi e viteve të fundit) është as më shumë dhe as më pak, produkt i pandëshkueshmërisë, aleancave të dyshimta mes palëve, dhe i mungesës së shtetit ligjor.

Dhe pikërisht kur ky shtet ligjor, ka vendosur të funksionojë, shpërtheu ?pusi? i mllefeve, inateve të vjetra dhe të reja, u hoqën maskat, dhe u dha alarmi se ?po na vjen fundi?.

U mblodhën kokë më kokë, ata që kanë çerekshekulli që shijojnë pushtetin, postet e rrëmbyera me dallavere , që nuk ngopen me pasuri të pamerituara, u mblodhën të akuzuarit dhe denoncuarit, ata që duhej të ishin mbrapa hekurave dhe vunë kujën kobzezë ?po rrezikohet demokracia, liria, sovraniteti?.

U mblodhën si kurrë më parë, batakçinjtë e pushtetit të çerekshekullit, dhe nisën të shtërngonin rradhët rreth paligjshmërisë, për të mundur atë që po lind, shtetin ligjor. U mblodhën ata që kanë zhvatur milionat e shqiptarëve, u mblodhën kokë më kokë ata që jetojnë si sheikë, dhe tallen me hallet dhe problemet e shqiptarëve, dhe baltosën vendas dhe të huaj, ngritën kurthe dhe prapaskena, dhe me çehren e keqe, po tentojnë të destabilizojnë vendin.

Po tentojnë të ringjallin vitin e zi 1997, po tentojnë të prishin imazhin dhe fatet e vendit, por në fund të ditës, po e shohin se fati i tyre është vendosur tashmë. Pandëshkueshmëria ligjore, ka qenë dhe mbetet shkaku kryesor i kësaj situate skandaloze, i këtyre skenave qesharake që nisin nga SHQUP-i dhe bitisen në Presidencë. Bëjnë ?të fortin? me ligjin dhe partnerët tanë stradegjikë, ata që duhej të ishin sot në burg, ata që duhej të ishin të dënuar për krime dhe korrupsion, dhe me kohë u duhej sekuestruar pasuria e pamerituar.

Bëjnë të ?zgjuarin? ata që kurrë nuk e kanë merituar ngjitjen deri në majat e pushtetit, dhe përgjatë gjithë kohës janë marrë me llogjekavaje, skenarë trazirash, duke ngritur në Shqipëri korrupsionin në sistem.Bëjnë ?shpëtimtarin? e fateve të vendit, ata që shkatërruan shtetit, ata që i kanë vënë flakën institucioneve, ata që i kanë grabitur këtij vendi, edhe gurët e malit. Bëjnë ?qelibarin dhe atdhetarin? ata që ditën buzëqeshin dhe natën bëjnë ?duva? për kataklizmo.

Mungesa e ndëshkimit ligjor, ka qenë dhe mbetet alfa dhe omega e vetme e kësaj situate, ku më mëkatarët, mbeten ata që kanë marrë vendime për ?baballarët? e pushtetit duke shkelur ligjin, dhe që sot po mundohen të mbijetojnë në sistemin e ri të drejtësisë me mbrojtje speciale. Shqipëria deri sot ka qenë peng i mosndëshkueshmërisë së politikanëve të enjtur me pushtet, por tashmë rrugën drejt një drejtësie të pavarur, nuk ka president, ish-president dhe kryetar ish-opozite ta ndalë.

Grahmat e fundit të pandëshkueshmërisë e morën përgjigjen amerikane dhe europiane, ashtu siç kanë marrë dhe bekimin e tyre organet e reja të sistemit të drejtësisë.

Celula e zhgënjimit dhe dështimit nuk mund të ndalë asgjë në rrugëtimin e vendit drejt Europës, ata thjesht do të jenë pas pak muajsh, objekt i hetimit dhe gjykimit për gjithçka kanë bërë, dhe po i bëjnë edhe sot e kësaj dite shqiptarëve në breza.





20:51 Opinione

Burri i shtetit foli!

Nga Nora Malaj – “Vetëm ata që kanë guximin për të shkruar f...

17:30 Opinione

Jo si Shqipëria

Nga Ilir Levonja– Dje në Shkup në një Forum të ministrave ng...

Lajmet e fundit nga