Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Nga Frrok Çupi
-Në momentin kur përfaqësuesi i PD, vetë kryetari, vuri këmbën në zyrën e presidencës, Ilir Meta bëri një rrëqethje fitoreje: ?Ah, po, tani e shkela? Itakën. Në atë moment, Ilir Meta, kryetar i LSI, e vuri edhe PD-në nën këmbë.
Kjo ka qenë një ëndërr e vjetër e Ilir Metës. Pasi përçau Partinë Socialiste në vitin 2004 duke krijuar edhe një çiban alias socialist, Metës nuk i mjaftonte vetja as partia e tij LSI. Ai e dinte se nuk do të ndërtonte dot ?parti?, por thjesht një sekt zjarrvënës. Ëndrra për të futur në dorë Partinë Socialiste, iu shua pak nga pak. Ajo mbajti pak flakë ndezur sa kohë që në krye në PS ndodhej ?i buti dhe intelektuali? Fatos Nano.
Me ardhjen e Edi Ramës në krye të PS, Ilir Meta ndërroi taktikë: Iu afrua Ramës jo ballë përballë, por me një anije të vjetër përmes ujërave të Lanës. Tentoi të marrë ?lavdinë? e pastrimit të Lanës- si një ?epruvetë? që do të provonte si të merrte vetë Partinë Socialiste. Por që aty dështoi ndaj Ramës, i cili edhe pse e joshte, asnjëherë nuk ia hapi derën që të marrë PS-në.
Aleancën qeveritare me Partinë Demokratike, kryetari i LSI e lidhi pa ndonjë shpresë se mund ta merrte atë parti. Sado që shpesh herë ka deklaruar se iu përket radhëve të ?Studentëve të Dhjetorit?, kjo deklaratë është shkrirë si bora në diell para sjelljeve sovjetike të Ilir Metës dhe para simpatisë së tij për kryeministrin komunist Mehmet Shehu.
Kur erdhi momenti që Meta konstatoi se PS po fitonte zgjedhjet në vitin 2013, u hodh në krahët e aleancës me të majtën tradicionale. Gjatë gjithë kohës së aleancës, Iliri nuk e harroi ëndërrën për të rimarrë Partinë Socialiste. Si kryetar i Kuvendit zuri pozitën e dhelprës, duke përgjuar si mund të gjente të çarën brenda Partisë Socialiste. Pas vrasjes së bankierit të shquar Artan Santo, Ilir Meta mori pozën e engjëllit, por vetëm për pak kohë. Menjëherë pas kësaj- u publikua akuza e një deputeti socialist se Meta ?do ta vriste?. Krahas kësaj Meta sulmoi ministrin e Brendshëm pasi nuk e futi në dorë si bashkëpunëtor për të përçarë PS-në nga brenda partisë.
Gjatë periudhës kur amerikanët po punonin për Reformën në Drejtësi, Meta krijoji shumë pengesa dhe sulme kundër ambasadorit të SHBA; gjithashtu afroi ish- ministrin e Brendshëm Xhafa duke e shpallur edhe si ?kryeministri i menjëhershëm?.
Pas zgjedhjeve të vitit 2017, kur LSI dhe PD humbën shumë thellë, Meta i humbi shpresat për të okupuar PS-në. Ky ishte momenti kur iu kthye Partisë Demokratike, aq më tepër që në krye të PD-së shikonte një ?kryetar të dobët, që sipas Metës ?të gënjen edhe sa është ora?. Në këto momente nisi edhe një miqësi më të afërt se kurrë me kryetarin e vërtetë të PD, zotin Berisha.
? Rripin e kërkesës për të rrëmbyer një parti të madhe si PD e shtrëngoi afrimi i zbatimit të Reformës në Drejtësi, krijimi i Strukturës Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe Prokuroria e re. Aktet e bujshme korruptive të kryera gjatë kohës në pushtet, Ilir Meta nuk mund t?i përballonte me një parti aq të tkurrur tashmë sa ç?është LSI; i duhet një Parti e madhe. Meta ka shtrirë fort duart te PD që nga fillimi i këtij viti. PD u kthye në një parti militare, më së shumti nën ndikimin e Metës dhe garancitë që dha ai si ?president?. Edhe devijimin kundër aleatëve perëndimorë, PD e pësoi nën ndikimin e Ilir Metës.
Por përsëri kjo nuk mjaftoi. Meta është shfaqur i zemëruar me Lulzim Bashën pse ky nuk po ?radikalizon? aksionet politike të rrugës, dmth., pse nuk po kthen krizën e vitit 1997- gjë që e kanë përfolur si Meta edhe e shoqja- kryetare e LSI. Ditët deri në ngritjen e SPAK dhe Gjykatës së Lartë e Gjykatës Kushtetuese, tashmë kanë mbetur sa gishtat e dorës; Meta ka hyrë në panik se do të ndodhet para Drejtësisë.
Kjo është ora kur Metës i duhet PD. Sot ai ftoi partitë ?opozitare? për një tryezë në zyrën e Presidentit; por në fakt gjithë pesha ishte prania e kryetarit të PD, Basha. Dhe Basha i shkoi në Presidencë për të ndërtuar aleancën ?për rrëzimin e qeverisë?. Presidenti i Republikës ndërton komplotin për rrëzimin e qeverisë së tij. Grushtin e shtetit Meta nuk e bën dot pa PD. Por me PD si ushtare e grushtit të shtetit, Meta fsheh gjurmët. PD i duhet Metës edhe për një ?konflikt civil? nëse SPAK do të arrestojë Ilir Metën. Ose edhe nëse Meta ?vret veten si Allende?, PD i duhet që të bëjë revolucion ?pse na u vra presidenti?.
Tani PD është veç një ushtare e Ilir Metës, varet kur i duhet ?komandantit ?që të lëshojë alarmin për t?u ngritur më këmbë.
Nga Lorenc VangjeliEshtë si një lojë sporti, një ndeshje fut...
Nga: Klodian TomorriQeveria e gjeti zgjidhjen e informalitet...
Nga Lorenc VangjeliJanë të rrallë njerëzit në Tiranë, qëndri...
Më lexoni me kujdes por mos qeshni. Kur studioja gazetari pr...
Është e tepërt të kujtojmë datat kur një listë gjyqtarësh, e...
Nga Ilir Levonja* A është sot Ilir Meta opozitari real për s...
Nga Mero BazeNë historinë banale që prodhoi presidenti duke ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të tur...
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka komentuar ngërçin pë...
Nga Mero BazeIlir Meta nuk priti të shkonte në zyrë për të b...
Nga Bashkim Kopliku*A duhet t’i lëmë të na grabisin rrugën, ...
Pas emërimit të Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme (q...
Nga Ilir Levonja* Kur në shkurt të 1999-ës shqiptarët kurorë...
Historia nuk gjykon.=========== “Historia do më gjykojë”- th...
Nga: Norbert Mappes-Niediek/ DW/– Vendet e Ballkanit Perëndi...
Në kuadër të sipërmarrjes së një aksioni të ri politik opozi...
Flamuri kuqezi, si simbol i ngritur me qëllim të posaçëm nga...
Sot, nëse ke dy lekë mënjanë për ditë të këqia dhe njeh mjaf...
30 vjetori i renies se murit te Berlinit!Te dashur miq, sot ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...