web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I riu përfundoi në koma nga dhuna barbare/ Gjykata e Beratit lë të lirë tre agresorët

22 Nëntor 2019, 09:59, Kronika CNA

Tre ditë më parë një 30-vjeçar nga fshati Duhanas në Berat është dhunuar barbarisht nga 3 të rinj.

Të rinjtë e kanë futur 30-vjeçarin N.Ç prapa një automjeti në anë të rrugës dhe e kanë masakruar me grushta e shkelma,duke e lënë të shtrirë në tokë,pa ndjenja.

I plagosuri N.Ç,30-vjeç, ka ndenjur rreth 30 minuta pa ndjenja deri në mbërritjen e ambulances.
Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë, i plagosuri është transportuar në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi 3 të rinjtë: F.G,17-vjeç, J.B,23-vjeç dhe K.M,18-vjeç,të tre banues në Berat.

Në komunikatën e policisë u deklaruar se bëhej fjalë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim”, ndërkohë Gjykata e Beratit i ka lënë sot të lirë 3 agresorët, duke dhënë për ta masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”./CNA.al





Lajmet e fundit nga