web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 Situata politike/ Soreca zbarkon në selinë blu

19 Nëntor 2019, 11:06, Politikë CNA

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca,  ka mbërritur në selinë blu, ku pritet të zhvillojë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Takim i ambasadorit të BE-së, vjen vetëm pak orë pas takimit që Basha së bashku me aleatët zhvilloi mëngjesin e sotëm në Presidencë, ndërsa në qëndër pritet të ketë krizën politike.

Kujtojmë këtu se Meta pas takimit me opozitën, tha se duhen zgjedhje të parakohshme.

” Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.” thuhet në reagimin e Metës.





Lajmet e fundit nga