web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama gati për zgjedhje të parakohshme/ Deputeti i PS-së sfidon Bashën

16 Nëntor 2019, 13:15, Politikë CNA

Deputeti socialist, Ilir Beqaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme.

I ftuari në emisionin ?Java në RTSH?, Beqaj u shpreh se personi më i interesuar sot për të shkuar në zgjedhje është vetë Edi Rama, por shtoi se a do pranojë Basha të shkojë në zgjedhje.

?Por ka dy aspekte. Së pari kemi rënë dakord edhe me partnerët që të bëjmë një reformë zgjedhore fillimisht. Gjithashtu BE na dha disa detyra deri në Samitin e Zagrebit.

Pra Rama ka marrë angazhim para partnerëve për të bërë maksimumin për reformën në Drejtësi, Gjykatën Kushtetuese, atë zgjedhore etj.

Së dyti, nëse Rama shkon në zgjedhje, a pranon të hyjë Lulzim Basha dhe të njohë rezultatin?

Pra duhet një angazhim nga ana e Bashës që do t?i njohë zgjedhjet nëse zhvillohen sot?, tha deputeti socialist, Ilir Beqaj.





Lajmet e fundit nga