web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna ndaj banorëve të Astirit/ Balliu tregon dy hapat që do ndërmerren nga opozita

15 Nëntor 2019, 12:31, Politikë CNA

Partia Demokratike ka paditur penalisht policinë dhe drejtues të IKMT-së për dhunën e ushtruar ndaj banorëve të zonës së Astirit.

Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës nga ish-deputeti Klevis Balliu dhe Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata.

Në një prononcim për mediat, ish-deputeti Klevis Balliu tha se padia është vetëm hapi i parë që ka ndërmarrë opozita, ndërsa hapi i dytë sipas tij është dëmshpërblimi cent për cent i këtyre banorëve, kur PD të vijë në pushtet.

?Padia është për shkopat e gomës, arrestimet e paligjshme, dhuna ppsikologjike, dhe drama që kanë kaluar fëmijët dhe gratë. Ky është thjeshtë hapi i partë i PD për të vënë para përgjegjësisë hajdutët.

Hapi i dytë është se me të ardhur në pushtet PD, VKM e e parë që qeveria do të nxjerrë do të jetë dëmshpërblimi cent për cent i këtyre banorëve. Shkatërrimi i shtëpive të tyre është bërë me justifikimin se ka një projejkt por nuk ka një të tillë.?-tha Balliu.





Lajmet e fundit nga