web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 Tre zyrtarët e PD-së të pandehur/ Ristani: Njëri nga prokurorët nuk e ka firmosur akuzën

8 Nëntor 2019, 21:18, Politikë CNA

Arben Ristani, ish sekretari i Përgjithshëm i PD-së, i cili është i akuzuar nga prokuroria për fallsifikim në çështjen penale të lobimit të PD-së në SHBA,me financime ruse, nga tryeza e emisionit ?Java? në RTSH, së bashku me cilësimin e dy prokurorëve hetues të kësaj çështjeje si të ndikuar nga politika ka nxjerë dhe një ?sekret?.

Sipas tij, në grupin e hetimit të kësaj dosjeje kanë qenë tre prokurorë, por njeri prej tyre nuk e ka firmosur akuzën e ngritur, që,sipas Ristanit, mbetet e pavërtetuar. Arsye kjo pse dhe kryesuesja e Porkurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka shprehur kritikë ndaj dy vartësve të saj.

?Janë tre prokurorë njeri nga të cilët nuk e ka firmosur akuzën. Mesa u njoftova, para se të vija në emision, në të njejtën linjë ishte dhe Elisabeta Imeraj, që hidhte kritika ndaj dy prokurorëve të dosjes. Unë  e theksoj se është Edi Rama pas gjithë kësaj për të spostuar vëmendjen ndaj mosqeverisjes??, ka vlerësuar ish sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani. Kujtojmë se së bashku me Ristanin të njetën akuzë Prokuroria ka ngritur edhe ndaj Kryetarit e Financierit të PD-së  /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga