Connect with Us

Kap çfarë të kapësh nga drejtësia/ Dritëhijet e pasurisë së një prokurori

Vetingu

Kap çfarë të kapësh nga drejtësia/ Dritëhijet e pasurisë së një prokurori

Publikuar

-

Pasuria është njëra prej shkaqeve që ka çuar në shkarkimin e pjesës më të madhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Paurimi në mënyrë të shpejtë, me anë të korrupsionit, nuk ka mundur, të depërtojë në filtrate e Vettingut. Në fakt, kjo histori nuk duhet të mbyllet vetëm me shkarkimin e tyre, por ata duhet të japin llogari një më një për pasurinë e dyshimtë dhe të çohen pas hekurave.

CNA.al në baza ditore, hedh dritë mbi mënyrën se si janë pasuruar gjyqtarët dhe prokurorët apo edhe mbi të kaluarën e tyre profesionale.

Duke zbardhur deklaratat e tyre të pasurisë, me një përllogaritje fare të thjeshtë, kuptohet kush e kalon dhe kush jo Vettingun.

Sot, po sjellim të zbardhur pasurinë prokurorit të Apelit të Durrësit Moisi Duda.

Gjatë vëzhgimit të deklaratave të tij pasurisë, dalin në dritë patundshmëri, të cilat i ka vënë në shitje, por pa i deklaruar më herët si pasuri.

Para se të kalojmë të detajimi i pasurisë, po ndalemi tek vitet ku vërehen ndryshime.

Në vitin 2003, prokurori Moisi Duda, deklaron një shtëpi banimi me sipërfaqe 40 m2 në Lushnje, blerë  sipas tij me të ardhurat e prindërve,  tokë bujqësore, 7.8 dynym po në Lushnje, një autoveturë, me vlerë 0.35 milion lekë si dhe para, kesh në shtëpi, në vlerën 0,650 milion lekë.

Ndërkaq një vit më vonë ai ka shitur një ap, që nuk e ka deklaruar më herët, pra nuk dihet kur ishte blerë.

Kështu në vitin 2004, ai deklaron se ka shitur një apartament me vlerë 1 200 000 lekë si dhe ka blerë një tjetër apartament banimi me vlerë 200 000 lekë.

Në vitin 2005, nëpërmjet babait i ka shitur vëllait të tij 5 dynym toke dhe  shtëpinë me sipërfaqe 40 m2 me vlerë 1 500 000 lekë.

Në vitin 2008, ndërsa deklaorn një depozitë bankare me vlerë 360 000 lekë dhe gjendje cash në shumën 500 000 lekë, rezulton se i ka marrë borxh kunatit shumat 5 000 euro dhe 200 dollarë, për të blerë shtëpi. Nuk e saktëson se për cfarë shtëpie.

Më vonë në vitin 2010, ai deklaron një depozitë bankare me vlerë 2 400 000 lekë si dhe një autoveturë të  blerë në Itali me vlerë 3 900 euro.

Patundshmërinë e ka shtuar në vitin 2014 me blerjen e një apartamenti banimi  në Lushnje me vlerë 4 177 250 lekë. Ndërsa një vit më vonë, në 2015-ën, ai deklaron se ka blerë një automjet Volsvagen Polo me vlerë 50 000 lekë si dhe ka shpenzuar 35 000 lek për rregullimin e automjetit në shumën.

Të gjitha këto lëvizje pasurore i ka bërë me të ardhurat nga paga e tij si prokuror dhe bashkëshortes si mësuese dhe tek tuk në ndonjë vit, me të ardhura nga bujqësia me një shifër modeste.

Ai ka deklaruar edhe pensionet e prindërve, por s’duket logjike që t’ua ketë marrë për blerje apartamentesh dhe makinash. Ndaj burimet kryesore për shtimin e pasurisë dhe kursimeve janë vetëm dy pagat.

A e justifikojnë pagat pasurisë që prokurori i Apelit deklaron? Përgjigjen e jep Vettingu, ditët në vijim.

Më poshtë po sjellim të detajuar nga prokurori i Apelit, Moisi Duda.

Viti 2003

Shtëpi banimi me sip 40 m2 në Lushnje blerë me të ardhurat e prindërve.

Tokë bujqësore, 7.8 dynym në Lushnje.

Autoveturë, me vlerë 0.35 milion lekë, blerë me të ardhurat familjare.

Para, kesh në shtëpi, në vlerën 0,650 milion lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Apelin e Durrësit, në shumën 0,755 milion lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga puna në Qendrën ekonomike të arsimit, Lushnje, në shumën o,207 milion lekë.

Pensioni i babait në shumën, 0,0336 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 0,0336 lekë.

Viti 2004

Ap banimi me vlerë 200 000 lekë.

Shitje ap në shumën 1 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Apelin e Durrësit, në shumën 1 214 545 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 240 000 lekë.

Pensioni i prindërve në shumën 72 300 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti bujqësor në shumën 250 000 lekë.

Viti 2005

Shitja e 5 dynym toke dhe e shtëpisë me sip 40 m2 me vlerë 1 500 000 lekë. Kjo procedurë është bërë nga babai i cili ia ka shitur vëllait.

Të ardhura nga paga si prokuror në Apelin e Durrësit, në shumën 1 200 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 260 000 lekë.

Pensioni i prindërve në shumën 84 000 lekë.

Viti 2006

Shpenzime shëndetësorë, operacion në Turqi me vlerë 5 800 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror në Apelin e Durrësit, në shumën 1 343 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese 280 000 lekë.

Pensioni i prindërve në shumën 106 000 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti bujqësor i prindërve në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura të realizuar nga konvertimi i lekëve në euro dhe anasjelltas në shumën 150 000 lekë.

Ndihmë për operacionin, nga miqtë dhe shokët në shumën 530 000 lekë.

Viti 2007

Depozitë bankare me vlerë 330 000 lekë.

LEXO EDHE:  I varur nga familja e bashkëjetueses/ Hije dyshime mbi pasurinë e gjyqtarit të Velierës

Depozitë bankare me vlerë 420 000 lekë.

Pakësuar gjendja kesh dhe kaluar në depozitë me vlerë 6 500 lekë.

Pakësim i gjendjes së depozitës së bonove të thesarit dhe kaluar në depozitë me vlerë 2 655 euro.

Depozitë bankare nga kalimi i gjendjes kesh dhe kursime në shumën 25 865 euro.

Depozitë bankare nga kalimi i gjendjes kesh dhe kursime në shumën 780 dollarë.

Të ardhura nga paga dhe dietat si prokuror në Apelin e Durrësit, në shumën 1 516 500 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, në shumën 347 630 lekë.

Viti 2008

Depozitë bankare me vlerë 360 000 lekë.

Gjendje kesh në shumën 500 000 lekë.

Depozitë bankare në 5 000 euro dhe 200 dollarë, marrë borxh kunatit për të blerë shtëpi.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në Apelin e Durrësit, në shumën 1 528 377 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, në shumën 571 780 lekë.

Viti 2009

Depozitë bankare me vlerë 3 300 000 lekë.

Këmbimi i 25 000 eurove të deklaruara më parë.

Gjendje kesh në shtëpi me vlerë 1 250 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në Apelin e Durrësit, në shumën 1 438 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, në shumën 830 000 lekë.

Interesa nga depozita bankare me vlerë 275 000 lekë.

Viti 2010

Depozitë bankare me vlerë 2 400 000 lekë.

Autoveturë blerë në Itali me vlerë 3 900 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në Apelin e Durrësit, në shumën 1 457 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, në shumën 600 000 lekë.

Interesa nga depozita bankare me vlerë 383 000 lekë.

Viti 2011

Para kesh në shtëpi, të siguruara nga të ardhurat vjetore në shumën 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në Apelin e Durrësit, në shumën 1 620 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, në shumën 480 000 lekë.

Interesa nga depozita bankare me vlerë 366 000 lekë.

Viti 2012

Para, kesh të siguruara nga të ardhurat vjetore në shumën 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në Apelin e Durrësit, në shumën 1 581 800 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, dhe nga kurset private në shumën 500 000 dhe 100 000 lekë.

Interesa nga depozita bankare me vlerë 367 800 lekë.

Viti 2013

Para, kesh të siguruara nga të ardhurat vjetore në shumën 1 050 000 lekë.

Llogari bankare me vlerë 2 385 572 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në Apelin e Durrësit, në shumën 1 902 600 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, në shumën 500 000 lekë.

Interesa nga depozita bankare me vlerë 173 600 lekë.

Viti 2014

Ap banimi blerë në Lushnje me vlerë 4 177 250 lekë.

Llogari bankare me vlerë 2 385 572 lekë.

Para, kesh të siguruara nga të ardhurat vjetore në shumën 800 000 lekë.

Tërhequr shuma prej 1 200 000 lekë. Ka mbetur shuma 270 000 lekë në shtëpi.

Të ardhura nga paga si prokuror në Apelin e Durrësit, në shumën 1 350 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, në shumën 560 000 lekë.

Interesa nga depozita bankare me vlerë 85 800 lekë.

Shpërblim i dhënë nga Bashkia për vajzës si nxënëse ekselente në shumën 27 000 lekë.

Viti 2015

Automjet Volsvagen Polo me vlerë 50 000 lekë.

Shpenzime për rregullimin e automjetit në shumën 35 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Apelin e Durrësit, në shumën 1 354 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, në shumën 560 000 lekë.

Interesa nga depozita bankare me vlerë 89 800 lekë.

Viti 2016

Depozitë bankare në shumat 360 000 lekë dhe 3 500 euro.

Para të kursyera nga të ardhurat e mia dhe të bashkëshortes në shumën 30 000 lekë.

Para të depozituara në shumën 1 200 000 lekë dhe 3 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Apelin e Durrësit, në shumën 1 377 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, në shumën 560 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e veturës në shumën 3 000 euro.

Viti 2017

Para të kursyera nga të ardhurat vjetore në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Apelin e Durrësit, në shumën 1 393 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, në shumën 590 000 lekë.

Të ardhura nga interesi i depozitës bankare në shumën 95 500 lekë.

Viti 2018

Para të kursyera nga të ardhurat vjetore në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Apelin e Durrësit, në shumën 1 412 600 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortes si mësuese, në shumën 598 500 lekë.

Të ardhura nga interesi i depozitës bankare në shumën 95 300 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës,  në shumën 43 400 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kaloi në sitën e vettingut/ Konfirmohet në detyrë zv. prokurori i Përgjithshëm

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Thoma Jano.

Gjatë verifikimit të kritereve, u konfirmua se Jano nuk kishte fshehje të pasurisë, deklarime të rreme apo konflikte interesi, ndërsa nuk u gjet asnjë provë apo informacion për të ngritur dyshime mbi kontaktet e tij me krimin e organizuar.

Kujtojmë se fund të vitit të kaluar Jano u emërua si zëvendësprokuror i Përgjithshëm dhe drejtor i Përgjimeve, nga kreu i organit të akuzës, Olsian Çela, me një mandat dyvjeçar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ngec në “sitën” e vettingut/ KPK shkarkon prokurorin e “ndereve”

Publikuar

-

Nga

Ngec në sitën e vettingut prokurori Adnand Xhelili.

Mësohet se Komisoni i Pavaruir i Kualifikimit e ka shkarkuar, pasi ka konstatuar probleme me dy pasuritë kryesore të familjes së tij, konkretisht një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.

Adnand Xhelili i Prokurorisë së Tiranës, u lakua pak kohë më parë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku denoncoi sorollatjet e një qytetareje në zyrat e një notereje, të Hipotekës, gjykatës, prokurorisë dhe përmbarimit.

Ndërsa në anën ekonomike, Xhelili ka deklaruar  gjashtë burime të ardhurash . Ai ka deklaruar të ardhura nga paga e rij si prokuror, si pedagod, pagën e bashkëshortes, pagën e  djalit, të ardhurat nga tokat bujqësore në Borsh, të ardhura nga shtëpia e pushimeve verore për turizëm./ CNA.al

Miliona lekë nga turizmi/ Zbardhet pasuria e prokurorit të “ndereve”

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë/ Fshihen 50 faqe raport, konfirmohet Ardi Veliu

Publikuar

-

Nga

drejtori i policise se shtetit , ardi veliu

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur konfirmimin në detyrë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Kujtojmë se dje Veliu doli “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u paraqit pa praninë e avokatit.

Në media u raportua  se Veliu nuk ka fshehje të pasurisë, dhe se aktualisht ai jeton në shtëpi me qera e nuk rezulton të ketë pasuri të tjera të paluajtshme.

Por, e vërteta e pasurisë nuk është kështu siç u raportua nëpër media, pasi u fshehën 50 faqe raport për Veliun dhe shume probleme që kanë të bëjnë me kryepolicin.

LEXO EDHE:  Prapaskenat e Vettingut në politikë/ Zbulohet loja e Bashës dhe Ramës

LEXO EDHE:  I varur nga familja e bashkëjetueses/ Hije dyshime mbi pasurinë e gjyqtarit të Velierës

Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë.
Duket qartë se vettingu në polici është thjesht një instrumet politik si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE