web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kujtim Gjuzi zbulon mesazhet me Ramën/ I kërkuam shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe e hoqi

6 Nëntor 2019, 09:12, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka folur për reformën zgjedhore e cila sipas tij, do bëhet bashkë me reformën e re administrative, dhe se së shpejti do të bëhet një lëvizje, që sipas Gjuzit, do të zbresë deri në gjirin e Artës.

Gjuzi ka treguar se ka shkëmbyer disa mesazhe me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Gjuzit, Rama reagon sa herë flasin konservatorët.

?Rama reagon kur flasim ne konservatorët , ja t?i sjellim faktet?Ka reaguar në datën 23 shkurt 2017, kur ka ndërruar sms me mua dhe ka thënë, si do ta zgjidhim problemin? E kam sms..ne i thamë hiqe ministrin e brendshëm dhe e hoqi..më datën 12 Mars. Pas 12 marsit tha: -Unë do bëj Metën president. Ore mos e bëj Metën president se ka vjedhur zgjedhjet..?, tha Gjuzi në studion e Abc News me Enkel Demin.

Pjesë nga biseda me gazetarin Enkel Demi:

Kujtim Gjuzi: Reforma do bëhet me parametra me qeveri akademike. Rama nuk ka shans të bëj reformë zgjedhore se do ti themi se je edhe ti hajdut..
Enkel Demi: Pra në parlamentin aktual nuk bëhet reformë zgjedhore, ju po i kërkoni edhe qeveri akademike Ramës?
Kujtim Gjuzi: Patjetër.. jo Ramës jo jo jo..
Enkel Demi: Tani reforma zgjedhore po ju pyes sërish do bëhet apo jo?
Kujtim Gjuzi: Do ta bëjmë dhe do të sjellim ? prandaj kërkova fjalën për procedurë. Do të sjellim propozimet e 44 partive politike të cilat janë bashkëkryetar të grupimit me 34 takime, Agron Dukën, Koco Kokëdhimën dhe janë koordinatorët, ambasadori Zef Bushati dhe po ashtu kemi edhe Eduart Abazin. Këto janë 4 kokat e grupimit që kanë kërkuar të parët për të ndryshuar kodin zgjedhor dhe nuk ka asnjë shans?
Enkel Demi: Pra ju dje doni të paraqisnit?
Kujtim Gjuzi: Shiko se është një ngarkesë e madhe për mua, janë gjithë ato emisione, rri deri në 1 të natës në zyrë edhe kishte thënë Gramoz Ruçi pse rri ai atje, ai nuk e kupton që s;?duhet të rri në kryeë të kuvendit se ka përgjegjësi në Shkodër për 4 vrasje sic ka Lulzim Basha për 4 vrasjet në bulevard të Tiranës. Në këto kushte reforma zgjedhore do bëhet ose në vend që të hyjnë 2 njerëz te ai burgu i Shkodrës do hyjnë 4, nga këta titullarët e mëdhenj ëë..
Enkel Demi: Pra reforma zgjedhore do bëhet thoni ju por se qysh se si, se tek..?
Kujtim Gjuzi: Është e qartë fare, kërkova procedurën
Enkel Demi: Dmth te ky komision reforma zgjedhore nuk bëhet?
Kujtim Gjuzi: Ore do bëhet se s?bën
Enkel Demi: Po si do bëhet?
Kujtim Gjuzi: Po Rama tani do reagoje,
Enkel Demi: A, po prisni të reagojë Rama?
Kujtim Gjuzi: Po ti e di që reagon Rama, kur flasim ne konservatorët , ja ti sjellim faktet?Ka reaguar në datën 23 shkurt 2017, kur ka ndërruar sms me mua dhe ka thënë, si do ta zgjidhim problemin? E kam sms..ne i thamë hiqe ministrin e brendshëm dhe e hoqi..më datën 12 Mars. Pas 12 marsit tha: -Unë do bëj Metën president. Ore mos e bëj Metën president se ka vjedhur zgjedhjet..
Enkel Demi: Jua tha juve Rama këtë, ta tha ty personalisht?
Kujtim Gjuzi: Mua..mua?po edhe mua ma thotë, nuk e pe sms? A e pe sms? I pe të dy numrat me sms? I pe apo s?i pe?
Enkel Demi: I pashë i pashë..
Kujtim Gjuzi: Pse ti tregova? Ti tregova që të jem i sinqertë dhe të jem i sinqertë përballë shqiptarëve, duhet sinqeritet Enkel, nuk do të ketë më vjedhje. Kush vjedh zgjedhjet do përfundoj në burg.





Lajmet e fundit nga