Connect with Us

KLP e la jashtë SPAK-ut/ Prokurorja e mbytur në borxhe, për apartamente

Vetingu

KLP e la jashtë SPAK-ut/ Prokurorja e mbytur në borxhe, për apartamente

Publikuar

-

Struktura e Posaçme Antikorrupsion, është institucioni më i përfolur i momentit edhe pse nuk ka nisur ende nga puna.

Në fakt dyshimet janë se edhe SPAK, pavarësisht asaj që thuhet, nuk do të nxjerrë gjë në dritë, nëse i referohemi atyre që janë përzgjedhur nga KLP. Disa prej tyre kanë dështuar në punën e prokurorit, por Qeveria duke përdorur KLP –në, ua gjeti vendin në SPAK, ndërkohë që u lanë jashtë disa kandidatë që normalisht pritej të ishin pjesë e kësaj strukture.

Një ndër ta është prokurorja e Durrësit, Enkeleda Xhengo, e cila për shkak të një të kaluare profesionale të pastër, mund të ishte pjesë e SPAK-ut.

Xhengo nuk është lakuar asnjëherë negativisht në punën e saj si prokurore.

Sa i përket pasurisë, sipas të dhënave që CNA.al ka marrë pranë ILDKPKI-së, me burimet që deklaron justifikon patundshmëritë që ka në pronësi.

Jannë 7 vite ku ajo ka bërë ndryshime pasurore, kryesisht bashkëshortit, i cili punon të paktën në tre vende pune si inxhinier ndërtimi.

Në vitin 2004, ajo ka deklaruar një shtëpi me sipërfaqe 210 m2, me vlerë 8 000 000 lekë, një makinë Benz Mercedez me vlerë 240 000 lekë dhe një tjetër,  Furgon Volsvagen me vlerë 500 000 lekë.

Ndërsa në vitin 2006 ajo deklaron blerjen e një apartamenti banimi me sipërfaqe 112 m2, në Kashar, Tiranë me vlerë 50 000 euro. Paratë janë shlyer me këste ndër vite, ndërkohë dhe pas 12 vitesh kanë mbetur 5 000 euro pa u paguar. Për këtë apartament edhe vjehrri dhe vjehrra e subjektit deklarues kanë marrë hua 10 000 euro.

Në vitin 2009, prokurorja deklaron blerjen e një makine Benz Mercedez nga bashkëshorti në shumën 300 000 lekë.

Ndërsa në vitin 2011 i ka shtuar patundshmëritë me blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 45.6 m2, në vlerën 1 837 305 lekë. Gjithashtu në të njëjtin vit ka blerë edhe një makinë Audi A2, me vlerë 3 000 euro.

Pas pesë vitesh, në vitin 2016, është blerë një tjetër apartament banimi në Tiranë me sipërfaqe 105 18 m2 me vlerë 46 000 euro. Për blerjen e këtij apartamenti është marrë hua shuma 30 000 euro.

Në vitin 2017 ka deklaruar blerjen e një automjeti Benz Mercedez, prodhimi i vitit 2008 me vlerë 50 000 euro.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurorja Enkeleda Xhengo.

Viti 2004

Shtëpi me sip 210 m2, ndërsa sip e banimit 06 m2, me vlerë 8 000 000 lekë.

Makinë benz Mercedez me vlerë 240 000 lekë.

Makinë Furgon Volsvagen me vlerë 500 000 lekë.

Pensioni i babait me vlerë 163 200 lekë.

Paga e vëllait, Shkolla e magjistraturës në shumën 464 400 lekë.

Paga e subjektit deklarues në shumën 771 600 lekë.

Viti 2005

Paga e subjektit deklarues si prokurore në Durrës, në shumën 276 400 lekë.

Shpërblim për martesë në shumën 64 700 lekë.

Viti 2006

Ap banimi me sip 112 m2, Tiranë me vlerë 50 000 euro. 25 000 euro janë paguar si kësti i parë.

Pakësim në llogarinë bankare në shumën 400 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues si prokurore në Durrës, në shumën 544 791 lekë.

Paga e bashkëshortit Kliton Osmani si inxhinier ndërtimi në shumën 960 000 lekë.

Hua, në shumën 10 000 euro.

Bashkëshortit Kliton Osmani, pronar i automjetit Ford Fiesta, prodhimi i vitit 1997 me vlerë 330 000 lekë.

Viti 2007

Paguar për ap. shuma 10 000 euro.

Paga e subjektit deklarues si prokurore në Durrës, në shumën 852 140 lekë.

Paga e bashkëshortit Kliton Osmani si inxhinier ndërtimi në shumën 960 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si drejtues teknik në një firmë, në shumën 360 000 lekë.

Viti 2008

Likuidim i ap. me pagesën e 8 000 eurove.

Paga e subjektit deklarues si prokurore në Durrës, në shumën 838 253 lekë.

Të ardhura e subjektit deklarues si pedagoge në universitetin e Durrësit, në shumën 18 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit, Kliton Osmani si drejtues teknik në një firmë, në shumën 480 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit, Kliton Osmani si inxhinier zbatimi tek një firmë në shumën 640 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit, Kliton Osmani si inxhinier projektues tek një firmë në shumën 200 000 lekë.

Viti 2009

Pagesë pë rap në shumën 7 000 euro.

Blerë makinë Benz Mercedez nga bashkëshorti në shumën 300 000 lekë.

Shitur automjeti Ford Fiesta në shumën 130 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues si prokurore në Durrës, në shumën, 813 652 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit, Kliton Osmani si drejtues teknik në një firmë, në shumën 250 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit, Kliton Osmani si drejtues teknik tek një firmë në shumën 150 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit, Kliton Osmani si inxhinier konstruktor tek një firmë në shumën 1 200 000 lekë.

Hua e marrë nga vjehrri dhe vjehrra në shumën 10 000 euro.

Viti 2010

Kursime në shumën 1 000 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues si prokurore në Durrës, në shumën, 792 455 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit, Kliton Osmani si drejtues teknik në një firmë, në shumën 200 000 lekë.

LEXO EDHE:  Panik në politikën shqiptare/ Rrezikohen mbi 500 zyrtarë të lartë

Të ardhura të bashkëshortit, Kliton Osmani si drejtues teknik tek një firmë në shumën 48 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit, Kliton Osmani si inxhinier konstruktor tek një firmë në shumën 1 200 000 lekë.

Hua e marrë nga vjehrri dhe vjehrra në shumën 10 000 euro.

Viti 2011

Blerë ap me sip 45.6 m2, me kursimet, ne vlerën 1 837 305 lekë.

Blerë makinë Audi A2, me vlerë 3 000 euro.

Paga e subjektit deklarues si prokurore në Durrës, në shumën, 856 919 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit, Kliton Osmani si drejtues teknik në një firmë, në shumën 528 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit, Kliton Osmani si inxhinier konstruktor tek një firmë në shumën 1 200 000 lekë.

Hua e marrë nga vjehrri dhe vjehrra në shumën 10 000 euro.

Viti 2012

Shlyer një pjesë e huasë marrë nga prindërit e bashkëshortit në shumën 5 000 euro.

Kursime në shumën 700 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues si prokurore në Durrës, në shumën,1 054 294 lekë.

Të ardhura e subjektit deklarues si pedagoge në universitetin e Durrësit, në shumën 31 590 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit, Kliton Osmani si drejtues teknik në një firmë, në shumën 576 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit, Kliton Osmani si inxhinier konstruktor tek një firmë në shumën 1 200 000 lekë.

Hua e marrë nga vjehrri dhe vjehrra në shumën 5 000 euro.

Viti 2013

Shtuar në llogarinë e kursimit shuma 500 000 lekë.

Pakësuar shuma me 150 047 lekë.

Paga e subjektit deklarues si prokurore në Durrës, në shumën, 1 022 742 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga punësimi në cilësinë e administratorit në një kompani në shumën 58 608 00 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga dividenti në cilësinë e ortakut në të njëjtën kompani në shumën 600 244 20 lekë.

Viti 2014

Llogari kursimi me vlerë 2 000 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues si prokurore në Durrës, në shumën, 1 233 260 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga punësimi në cilësinë e administratorit në një kompani në shumën 172 989 lekë.

Të ardhura nga vendimi gjyqësor në shumën 1 812 683 lekë.

Viti 2015

Llogari kursimi me vlerë 2 000 000 lekë.

Shtuar depozita e kursimit me vlerë 38 983 lekë.

Paga e subjektit deklarues si prokurore në Durrës, në shumën, 1 147 501 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga punësimi në cilësinë e administratorit në një kompani në shumën 214 271 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga dividenti në cilësinë e ortakut në të njëjtën kompani në shumën 1 296 532 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga punësimi si drejtues teknik në një firmë, në shumën 79 920 lekë.

Hua e marrë nga vjehrri dhe vjehrra në shumën 5 000 euro.

Viti 2016

Llogari bankare rrjedhëse në shumën 6480.11 lekë.

Porositur ap banimi në Tiranë me sip 105 18 m2 me vlerë 46 000 euro.

Paga e subjektit deklarues si prokurore në Durrës, në shumën, 1 164 438  lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga punësimi në cilësinë e administratorit në një kompani në shumën 234 432  lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga dividenti në cilësinë e ortakut në të njëjtën kompani në shumën 3 093 053 lekë.

Të ardhura nga interesi i depozitës bankare në shumën 153 297 20 lekë.

Hua e marrë për blerje ap në shumën 30 000 euro.

Llogari bankare e bashkëshortit në shumën 105 304 76 lekë.

Viti 2017

Ap banimi, ¼ e vlerës e përfituar nga bashkëshorti Klinton Osmani nëpërmjet trashëgimisë.

Shitur automjeti Audi A2, me vlerë 3500 euro.

Blerë automjetit Benz Mercedez, prodhimi i vitit 2008 me vlerë 5 000 euro.

Paga e subjektit deklarues si prokurore në Durrës, në shumën, 1 227 099 lekë.

Të ardhura nga interesi i depozitës bankare në shumën 76 202 8 lekë.

Hua e marrë për blerje ap në shumën 30 000 euro.

Mbetur pa shlyer shuma 16 000 euro për blerjen e ap.

Mbetur pa shlyer shuma 5 000 euro marrë nga prindërit e bashkëshortit për blerjen e ap në Kashar.

Bashkëshorti, të ardhura nga punësimi në cilësinë e administratorit në një kompani në shumën 248 640  lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga dividenti në cilësinë e ortakut në të njëjtën kompani në shumën 2 253 604 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura si drejtues teknik i një shoqërie me vlerë 220 000 lekë.

Viti 2018

Paga e subjektit deklarues si prokurore në Durrës, në shumën, 1 192 886 lekë.

Të ardhurat e subjektit deklarues nga trajimet e Këshillit të Europës në shumën 447 euro.

Të ardhura nga interesi i depozitës bankare në shumën 76 500 lekë.

Të ardhura e subjektit deklarues si pedagoge në universitetin e Durrësit, në shumën 45 924 lekë.

Hua e marrë për blerje ap në shumën 30 000 euro.

Mbetur pa shlyer shuma 16 000 euro për blerjen e ap.

Mbetur pa shlyer shuma 5 000 euro marrë nga prindërit e bashkëshortit për blerjen e ap në Kashar.

Bashkëshorti, të ardhura nga punësimi në cilësinë e administratorit në një kompani në shumën 255 744 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga dividenti në cilësinë e ortakut në të njëjtën kompani në shumën 2 662 278 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura si drejtues teknik i një shoqërie me vlerë 372 960 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Kaloi në sitën e vettingut/ Konfirmohet në detyrë zv. prokurori i Përgjithshëm

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Thoma Jano.

Gjatë verifikimit të kritereve, u konfirmua se Jano nuk kishte fshehje të pasurisë, deklarime të rreme apo konflikte interesi, ndërsa nuk u gjet asnjë provë apo informacion për të ngritur dyshime mbi kontaktet e tij me krimin e organizuar.

Kujtojmë se fund të vitit të kaluar Jano u emërua si zëvendësprokuror i Përgjithshëm dhe drejtor i Përgjimeve, nga kreu i organit të akuzës, Olsian Çela, me një mandat dyvjeçar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Ngec në “sitën” e vettingut/ KPK shkarkon prokurorin e “ndereve”

Publikuar

-

Nga

Ngec në sitën e vettingut prokurori Adnand Xhelili.

Mësohet se Komisoni i Pavaruir i Kualifikimit e ka shkarkuar, pasi ka konstatuar probleme me dy pasuritë kryesore të familjes së tij, konkretisht një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.

Adnand Xhelili i Prokurorisë së Tiranës, u lakua pak kohë më parë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku denoncoi sorollatjet e një qytetareje në zyrat e një notereje, të Hipotekës, gjykatës, prokurorisë dhe përmbarimit.

Ndërsa në anën ekonomike, Xhelili ka deklaruar  gjashtë burime të ardhurash . Ai ka deklaruar të ardhura nga paga e rij si prokuror, si pedagod, pagën e bashkëshortes, pagën e  djalit, të ardhurat nga tokat bujqësore në Borsh, të ardhura nga shtëpia e pushimeve verore për turizëm./ CNA.al

Miliona lekë nga turizmi/ Zbardhet pasuria e prokurorit të “ndereve”

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë/ Fshihen 50 faqe raport, konfirmohet Ardi Veliu

Publikuar

-

Nga

drejtori i policise se shtetit , ardi veliu

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur konfirmimin në detyrë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Kujtojmë se dje Veliu doli “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u paraqit pa praninë e avokatit.

Në media u raportua  se Veliu nuk ka fshehje të pasurisë, dhe se aktualisht ai jeton në shtëpi me qera e nuk rezulton të ketë pasuri të tjera të paluajtshme.

Por, e vërteta e pasurisë nuk është kështu siç u raportua nëpër media, pasi u fshehën 50 faqe raport për Veliun dhe shume probleme që kanë të bëjnë me kryepolicin.

LEXO EDHE:  Ish gjyqtarë dhe prokurorë drejt burgut/ Zbardhen emrat e milionerëve të drejtësisë

LEXO EDHE:  150 000 000 lekë për SPAK/ Zbardhet vendimi i Qeverisë

Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë.
Duket qartë se vettingu në polici është thjesht një instrumet politik si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE