web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati ndaj prokurorit Ndoji/ Basha: Kur preken interesat e qeverisë, tregohet kallashi

6 Nëntor 2019, 16:56, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga takimi me të rinjë në Shkodër përmendi edhe atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arian Ndoj.

Sipas Bashës, bandat në qeveri e goditën atë me “Kallash”, sapo Ndoj preku interesat e tyre në Gjirin e Lalëzit.

?A e patë se çfarë bëri Rama në Shkodër, vuri një person që e kapte dekriminalizimi. Ashtu veproi edhe në Vorë me Agim Kajmakun, edhe në Vaun e Dedës me Mark Babanin. Shqiptarët shkëlqejnë kudo, ndërsa këta zgjedhin kriminelët në krye. Po ashtu, ndodhi edhe me një prokuror, të cilin edhe ne e kemi denoncuar për lidhje me krimin, që  kur preku interesat e tyre, i treguan kallashin. Beteja bëhet për tokat në Gjirin e Lalëzit, ku bandat qeveritare luftojnë me kallash e nuk lejojnë askënd t?i prekë në interesa?, theksoi Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga