web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Ka hapur thesin sa herë ka pasur zgjedhje"/ Klodiana Lala: Politika ka amnistuar krimin

4 Nëntor 2019, 20:40, Kronika CNA

Gazetarja investigative e  kronikës së zezë, Klodiana Lala, në një bisedë në studion e ?Real Story? është shprehur se një ndër personat e përfshirë në atentatin e bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Aleksandër Laho është një person i cili pavarësisht shkeljeve ligjore pafund, është mbështetur nga politika, qofshin ata të majtë apo të djathë.

?Krimi ndryshon ngjyrë. Për ?Rrumin?, që sot nuk flet, pasi ka marrë plumb në nofull, unë kam informacione. Ky zotëri, Aleksandër Laho, nuk është një person i panjohur për policinë. Ai darkonte me zyrtarë të lartë të policisë, të përgjimeve, ka pastruar dosjet, i janë fshirë sot.

Ai bënte 3 rrugë në Holandë dhe 1 në Itali. Kishte pasuri të pajustifikueshme. Kishte marrë në mënyrë të paligjshme toka në bregdet, ka 30 përqind të tokave në bregdet. Po ashtu, kishte të hapura procese gjyqsore të hapura pa fund. Ishte i dyshuar për një vrasje diku nga viti 2007 dhe nuk ka asgjë të zbardhur për këtë.

Dhe e gjitha kjo ishte se politika e ka amnistuar pa fund për të marrë vota dhe këtu nuk shohim për të majtë dhe të djathtë. Të gjitha qeveritë e kanë bërë këtë. Ky njeriu nuk ka dalë nga hici. Ka hapur thesin sa herë ka pasur zgjedhje. Ka rënë shteti! Që në një moment që ka lidhje me policin, një prokuror e një kriminel, ka rënë shtetit. Ka pasur vëllain nënkryetar të komunës së Sukthit, ka vëllain drejtor poste, ka pasur babanë tek komisioni i ndarjes së pronave. Kanë marrë kanë rrahur dhe masakruar njerëz dhe nuk janë zbardhur asnjëherë ato krime?, është shprehur ndër të tjera gazetarja Klodiana Lala./CNA.al





Lajmet e fundit nga