web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ndalimi i protestave nga opozita”/ Analisti: Sinjal për zgjedhje të parakohëshme

31 Tetor 2019, 18:05, Politikë CNA

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në  ?News 24? u shpreh se qëndrimi i opozitës për të ndalur, është sinjal për zgjedhje të parakohëshme.

?18 tetori ishte një datë, një afat, në të cilën Shqipëria do të shqyrtohej me precedencë, sjellja e saj, institucionet e saj, opozita e saj, nga BE. Me presionin amerikan, me frymëzim të brendshëm pozitivist, opozita mbajti këtë qasje, që ndaloi protestat. Franca la të kuptojë se do shikojë procesin e afrimit të vendeve aspirantë me BE. Imagjinoj se Franca duhet të bëjë të qartë skenarin e saj, procedurën si e imagjinon ajo, në javët e ardhshme, çka do të thotë se ato faktorë që penguan opozitën që të jetë agresive dhe me protesta, duhen të sugjerojnë një periudhë pritjeje.

Faktori i dytë është paqartësia që ekziston në mënyrën se si do iu afrohemi zgjedhjeve të parakohshme, edhe nëse palët bien dakord. Që të bëhen këto zgjedhje do duhet të kemi Reformë Zgjedhore. Rekomandimet e OSBE mbi këtë reformë do duhet të miratohen në Kuvend, por që opozita nuk është e pranishme institucionalisht. Kjo e rrit misterin se çfarë po ndodh me zhvillimet e nëntokës, që nuk janë publike. Kjo duket dhe në faktin se kush e udhëheq opozitën parlamentare, zonja Hajdari apo dikush tjetër, apo sinjale tjera, si psh. Z. Duma dhe z. Basha për problemin me modelin, listë të hapur me të mbyllur.

Pra, duket sikur ka një sinjal, sigurisht që një perspektivë e qartë për integrimin, dmth një datë, do t?i përshpejtojë zhvillimet e brendshme në kahje pajtuese, që mund të çojë dhe në zgjedhje të parakohshme?, tha Nazarko./CNA.al





Lajmet e fundit nga