Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal me ilaçe të skaduara, të cilat në vend që të asgjësohen, hidhen buzë lumit.
Ilaçe të forta për sëmundje nervore, epilepsi, apo edhe qetësues të fortë, të cilat kanë skaduar prej vitesh, janë hedhur në afërsi të Lumit të Tiranës, në kilometrin e parë të rrugës së Arbrit, midis fshatit Brar dhe Tujan, në Tiranë. Ilaçet janë të pa hapura dhe kanë skaduar, ndërsa disa prej tyre janë prodhuar në Shqipëri, të tjera në Itali, Greqi, Turqi, Maqedoni madje edhe në Gjermani.
Në këtë vend, janë hedhur edhe shiringa të pa hapura, por të skaduara si dhe pajisje mjekësore.
Në redaksinë e emisionit ?Fiks Fare? mbërriti një video, në të cilën tregohen se ilaçet e skaduara janë hedhur vetëm 50 metra larg Lumit të Tiranës. Mjafton një shi i lehtë dhe të gjitha ilaçet e skaduara do të përfundojnë në lumin e Tiranës. Pas videos, gazetarët e Fiks Fare shkuan në vendin ku janë hedhur dhe rezultoi se është fare afër lumit, madje 300 metra larg kanionit të fshatit Tujan. Ato janë hedhur në një përrua, ndërsa janë të pa groposura apo të pa djegura. Ilaçet janë të pa hapura, por nga një verifikim rezultoi se ato kanë skaduar.
Gazetarët e Fiks Fare gjetën në këtë vend ilaçe si ?Metropolol? 100 mg, i cili është ilaç që lufton sëmundjet e hipertensionit, aritmitë etj. Një ilaç tjetër është ?Eufilinë?, 100 mg, që përdoret për trajtimin e bronkospazmave të prapësueshme të shoqëruara me astmë ose sëmundje pulmonare kronike. Ilaçi është prodhim i kompanisë ?Profarma?.
Një tjetër që gjetën gazetarët e Fiks Fare është i kompanisë ?Novartis?, data e skadencës ishte në nëntor të vitit 2014. Gjithashtu edhe bar ?Veprol? 80 mg, data e skadencës ishte maj 2017. ?Foradil?-i kishte skaduar në nëntor 2017, ndërsa tableta ishte e pa hapur dhe në nëtyrë. Gjithashtu, gazetarët gjetën qindra antibiotikë pluhur, të pa hapur, të cilat kanë skaduar në vitin 2017. ?Aminofilina?, e paketimit 240 mg kishte skaduar në tetor 2017, ndërkohë ?Nalidicinë?, tabletë 500 mg, kishte skaduar në maj 2017.
Të hedhura, edhe ilaçe spitali!
Në vendin ku janë hedhur barnat mund të gjesh edhe ilaçe që janë për përdorim spitalor. Gjithashtu edhe shumë shiringa dhe pajisje serumi bashkë me agen. Gazetarët gjetën qindra mijëra ilaçe të skaduara, të cilat janë hedhur në terren të hapur. Gjetën antibiotik, prodhim gjerman, që kishte skaduar në vitin 2018. ?Aminofilina?, e cila ishte prodhim maqedonas, skadonte në vitin 2021, por paketimi ishte gjysëm i hapur. Gazetarët gjetën edhe qindra maska oksigjeni, prodhime të ndryshme, si dhe antibiotik ?Gentamicinë?, të skaduara në vitin 2017. Gjithashtu, gjetën edhe ?Nitrepindin?, e skaduar në tetor 2017, ndërkohë ka edhe pajisje laboratori për marrjen e gjakut.
Midis ilaçeve të skaduara, gazetarët pikasën edhe barin ?Tazorek?, paketimi i të cilit ishte me pullë të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë, poshtë pullës thuhej ?çmim spitalor?. Pra, përdorimi ishte për spitalin. Ky ilaç kishte skaduar në në nëntor të vitit 2017 dhe është prodhim grek. Ilaçe të tilla kishte me qindra, sërish të pahapura dhe në terren të hapura, buzë lumit. Në terren ka edhe serume, ?Acid folik?, të skaduara që në dhjetor 2017. Gjithashtu, në terren ka shumë shiringa si dhe ?Polignax?, që ka skaduar në shkurt të vitit 2017.
Ilaçet e hedhura, me ?bar kode?
Shumica e ilaçeve ishin të paketuara me kartonë, që kanë edhe ?bar kode?. Ndërkohë, disa emrat e firmave nuk dallohen qartë, pasi shkrimi i dorës është fshirë. Por me ?bar kode? mund të identifikohen fare lehtë nga institucionet shtetërore.
Në një karton shkruhet se ilaçet janë shpërndarë që në muajin maj të vitit 2015, por shkrimi nuk dallohet qartë. Në një karton tjetër është një shkrim ?Net Albania?, ndërsa ka qenë me ilaçin ?Deparkin?, që përdorin të sëmurët me epilepsi. Ilaçet kanë skaduar në muajin prill 2017. Gjithashtu, kemi ?Manitol?, ndërsa kartoni ka edhe emrin e firmës. Gjithashtu, në terren ka mijëra pajisje spitalore, epruveta për gjakun, etj.
Buzë lumit, gazetarët gjetën edhe bar ?Haloperidol?, që përdoret për të sëmurët nervorë. Në paketimet shkruhet se ?të përdoret me rekomandimin e mjekut?, por ato janë në terren të hapur. Ilaçet kanë skaduar në 2017 dhe 2018, ndërsa buzë lumit gjen me qindra paketime të tilla. Gjithashtu, gazetarët gjetën edhe tableta ?Akilen? 80 mg, prodhim turk, të skaduara në vitin 2018, tableta ?Neocil?, prodhim i ?Profarma?, të skaduara në korrik 2018. Gazetarët gjetën edhe ?Liovital? dhe tableta ?Ursobil?, të dyja prodhim italian.
Në të gjithë vendin, kishte ilaçe të skaduara buzë lumit. Mjafton një shi i lehtë dhe të gjithë ilaçet e skaduara, apo pajisjet do të përfundojnë fillimisht në këtë përroin këtu dhe më pas në Lumin e Tiranës.
Më shumë se një vit më parë, në muajin gusht, Partia Demokra...
Dje, gjatë një interviste për “Mapo”, kryetari i PD-së, Lulz...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas emërimit...
Viti i ri shkollor ka nisur me probleme për nxënësit e shkol...
Emisioni “Fiks Fare” solli historinë e një nëne që bën thirr...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta sot n...
“Tom Doshi nuk ka pasur ndonjë post drejtues në ndonjë insti...
Në 16 shtator emisioni “Stop” transmetoi rastin e qytetares ...
Në zyrën e Përmbarimit Gjyqësor Vlorë qëndron një urdhër ekz...
Emisioni “Stop” sjell sonte në mbrëmje rastin e rrëmbimit në...
Kryeministri Edi Rama, në një takim pasditen e djeshme, kish...
I prishin shtëpinë në Lungomare Vlorë, pa asnjë proceverbal ...
Sot, Policia e Shtetit në një dalje publike për mediat rapor...
Bashkia e Tiranës prej disa kohësh ka aplikuar tarifa për pa...
Emisioni “Stop” sjell sonte në mbrëmje përmes kameras së fsh...
Më 13 shkurt të 2019-ës emisioni Stop transmetoi ankesën e b...
Në mesin e vendeve të përfshira në raportin e Transparency I...
Organizata Ndërkombëtare Transparency International, tha të ...
“Stop” ka udhëtuar drejt Cakranit, pasi administratori i fir...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...