Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në zyrën e Përmbarimit Gjyqësor Vlorë qëndron një urdhër ekzekutimi që prej nëntorit të vitit 2018, por që akoma nuk është ekzekutuar për shkak të frikës nga debitori.
Suzana Salla nga Elbasani ankohet në Fiks Fare për një problematikë që ka babai i saj Ylli Salla me një gurore në Lepenicë të Vlorës.
Z.Salla është një biznesmen që ushtron aktivitetin e tij prej 20 vitesh në qytetin e Elbasanit në përpunimin e gurit.
Në vitin 2016 ai merr një leje shfrytëzimi në Lepenicë të Vlorës , për gurore.
Suzana shpjegon se vetëm 3 muaj pasi morën lejen një tjetër firmë mori leje ngjitur me parcelën e tyre po për gurore. Subjekti ?Ana 2013? shpk , që në atë kohë e deri sot pengon që subjektin ?Salla? të shkojmë në subjektin e saj, duke i bllokuar rrugën.
?Ne i kemi bërë të gjitha proçeset gjyqësore, prej më shumë se një viti jemi në përmbarim, pasi gjykata lëshoi urdhërin e ekzekutimit për lirimin e rrugës , por që deri më sot nuk kemi marrë zgjidhje? thotë znj.Salla. Ajo tregon se nga firma kundërshtare janë dhunuar babai i saj dhe i vëllai, po ashtu janë djegur të gjitha mjetet e firmës që i çuan në fillim për të nisur punën, dhe të tjerat që kanë mbetur të padjegura janë amortizuar.
Znj. Salla thotë ne s?mund të shkojnë atje, pasi është si gjëndje lufte dhe u rrezikohet jeta. Sipas saj policia nuk ndërhyn pasi mbron firmën ?Ana 2013? , sepse një aksionere e kësaj firme është bashkëshortja e një ish drejtuesi të lartë policie.
Gazetarët e Fiksit shkuan në Lepenicë, ku punonjës të subjektit ? Salla? ankohen se vijnë deri në subjekt me kalë, pasi nuk kalojnë dot në rrugë me makinë. ? Ne nuk kalojmë dot në rrugën e makinës, vijmë me kalë se nuk na lejon firma tjetër, ja ku ka qenë rruga dhe është bllokuar? tregon roja.
Ndërkohë kryetari i Dhomës së Përmbarimit Vlorë,z. Fitim Koçiaj tregon se e njohin shumë mirë çështjen. Ai thotë se përmbarimi ka vajtur disa herë dhe nuk e ka ekzekutuar dot vendimin. Herën e parë sipas tij ishte e pamundur, pasi skrepi që dërgoi Bashkia Selenicë nuk shembte dot gurët që bllokonin rrugën për shkak të madhësisë së madhe të tyre. Herën e dytë ai pohon se kishin hasur në një konflikt të madh edhe me banorët dhe kishin shumë pak forca policie në dispozicion.
Kurse herën e tretë penguan kreditorin të mos vinte në ekzekutim duke ja bllokuar mjetin 2 fshatra para se të arrinte në Lepenicë, por pyetjes së gazetares së Fiksit se kishin informacion se ky i fundit ishte kërcënuar, drejtori Koçiaj ngre supet lart duke e mohuar të jetë në dijeni të kësaj situate. ? Zyra e përmbarimit do ndërhyjë në ekzekutimin e vendimit të gjykatës, por që do një plan konkret dhe masa. Duhen më shumë forca policie madje kam bërë thirrrje edhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për mbështetje dhe do caktojnë një datë shumë të afërt për të bërë ekzekutimin? përfundon drejtori.
Por edhe pse drejtori Koçiaj nuk e pranoi faktin se përmbaruesi ishte kërcënuar, Fiks Fare solli dokumentin e zyrës së përmbarimit që kërkonte ndërhyrjen FNSH-ës, pasi rrezikohej jeta e përmbaruesit dhe kreditorit.
Por përveç proçeseve gjyqësore konflikti midis pronarëve të dy subjekteve ka vajtur deri në përplasje fizike, për këtë arsye Ylli Salla bashkë me djalin dhe punonjës të firmës së tij kanë bërë kallëzime në polici dhe prokurori. Në një prej kallëzimeve të prokurorisë i është vënë në dispozicion edhe raporti mjeko ligjor i djalit të z.Salla , në të cilin shkruhet se ka patur dëmtime nga dhuna fizike, dhe ky raport jepej për 9 ditë.
Por nga 5 kallëzime, për 3 është vendosur mosfillim procedimi dhe 2 jane në proces hetimi./Top Channel/
Emisioni “Stop” sjell sonte në mbrëmje rastin e rrëmbimit në...
Kryeministri Edi Rama, në një takim pasditen e djeshme, kish...
I prishin shtëpinë në Lungomare Vlorë, pa asnjë proceverbal ...
Sot, Policia e Shtetit në një dalje publike për mediat rapor...
Bashkia e Tiranës prej disa kohësh ka aplikuar tarifa për pa...
Emisioni “Stop” sjell sonte në mbrëmje përmes kameras së fsh...
Më 13 shkurt të 2019-ës emisioni Stop transmetoi ankesën e b...
Në mesin e vendeve të përfshira në raportin e Transparency I...
Organizata Ndërkombëtare Transparency International, tha të ...
“Stop” ka udhëtuar drejt Cakranit, pasi administratori i fir...
Emisioni “Fiks Fare”, mbrëmjen e sotme, trajtoi problematikë...
Kryetari i degës së PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri ka deno...
Pyetja që sot shumë njerëz e bëjnë është: Përse këto përgjim...
Në kohën që po hetohej nga prokurori Braho, në media dalin p...
Në rrjetet sociale si Instagram lirisht mund të porosisësh p...
Me zë dhe me figurë, emisioni “Stop” në Tv Klan denoncon si ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” sjell sonte në mbrëmje n...
Fiks Fare solli mbrëmjen e të hënës një investigim ku zv.Min...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në rrjetet soc...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...