web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse nuk mjafton falja e Monës?

18 Tetor 2019, 08:53, Politikë CNA

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së dhe bashkëshortja e presidenti Ilir Meta, dje në një dalje në emisionin ?Opinion? kërkoi falje publike sepse kishte votuar Edi Ramën në 2013 dhe e kishte sjellë atë dhe Rilindjen në pushtet.

Në fakt, faljet janë për mëkatarët dhe bëhen në kishë dhe xhami atje ku njerëzit falen dhe u pranohen faljet. Por, politikanët vështirë se falen vetëm duke shkuar në vendet e Zotit.

Ata duhen lexuar, duhen kuptuar dhe duhen gjykuar me votë. Dhe kur kapërcejnë hapësirat e ligjit apo abuzojnë, duhen ndëshkuar me ligj.

Prandaj falja e Kryemadhit është një falje e papranuar dhe është thjeshtë dhe vetëm një hipokrizi për të përfituar politikisht, për të përfituar në opinionin publik, dhe më shumë sesa një ndjesë është një turp që i serviret shpesh shqiptarëve jo vetëm nga Mona por edhe nga bashkëshorti i saj dhe banda e LSI-së.

Ndoshta ndjesa do të ishte e pranuar nga të gjithë shqiptarët, në rast se Monika apo bashkëshorti i saj menjeherë pas ardhjes së Rilindjes në pushtet do të ishin tërhequr për ta denoncuar atë sistematikisht. Por, nuk e zgjodhën këtë. Qëndruan katër vite në pushtet. Deri në momentin e fundit, kur Rama i dëboi, pas marrëveshjes me Bashën.

Qëndruan në pushtet gjatë kohës që në Shqipëri u dha koncesioni i shëndetësisë, kur u dhanë koncesionet e rrugëve, kur u dhanë me dhjetëra e dhjetëra PPP, shumë prej të cilave janë dhënë prej ministrave të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Koncesioni Rrugës së Kombit është dhënë nga Edmond Haxhinasto, ashtu siç janë dhënë dhjetëra e dhjetëra PPP të tjera nga i gjithë sisitemi ku funksionarët e LSI-së në bashkëpunim me Rilindjen, pa asnjë diskutim.

A nuk ishte LSI-ja pjesë e qeverisë së Edi Ramës dhe Rilindjes kur ndodhi skandali me byzylykët e të burgosurve?

A nuk ishte LSI-ja kur u dhanë me koncesion dhjetëra e dhjetëra pasuri të shqiptarëve?

A nuk ishte LSI-ja në pushtet me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike, kur Ilir Meta u kap me bllok në dorë dhe u nxor i pafajshëm? Dhe për këtë u vranë katër vetë në Bulevard. Më pas pasi mbylli procedurën me drejtësinë, Iliri vrapo për ngjala me Edi Ramën. Për të kaluar nga një vjedhje në një tjetër.

Dhe tani bën shenjtorin, por nuk është gjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm një ?Judë? që vazhdon të mbijetojë në politikën shqiptare. Dhe ndjesa e Judës, është ndjesa e Judës.

Ai kështu e filloi, duke tradhëtuar socialistët dhe duke u përdorur si delfin nga demokratët dhe nga Berisha. Më pas nga Edi Rama. Të gjithë e kanë përdorur sepse të gjithë e kanë ditur se ai do vetëm të vjedhë. Po e le të vjedhë, ai është në rregull.

Kështu është edhe Monika dhe partia e saj. Një parti dhe çetë e mbushur me hajdutë, që del dhe kërkon ndjesë sepse ka votuar Rilindjen.

Tani do të dalë ndonjë ditë të kërkojë ndjesë dhe të na thotë më falni se vodha apo se burri im iu ka kërkuar falje se vodhi floririn e Shqipërisë. Burri im iu kërkon falje se kishte një tufë me ministra hajdutë. Burri im iu kërkon falje se u zu duke vjedhur 700 mijë euro.

Burri im iu kërkon falje se e mbushi sistemin me njerëz të korruptuar që kërkonin ryshfet për gjithçka. Mona iu kërkon falje që disa nga milionat e eurove nga taksat e shqiptarëve nuk e di se ku i ka çuar. Ka shkolluar fëmijët në Angli, e gjithçka tjetër.

Por, kërkon falje se ka ndërtuar një apartament në truallin e trashëguar nga babai, me firmën e Lulit dhe vulën e Edit.

E pra, ndjesa e Monës nuk është asgjë tjetër. thjeshtë dhe vetëm ajo që përmendem më lart. Stili i saj për të luajtur publikisht, për të gënjyer njerëzit. Por, a ka më shqiptarë që beson Monën, Liken e ç?ka nga pas?!

Të tillë zor se kanë ngelur më në Shqipëri. Prandaj dhe Mona çfarë nuk po bën. Thjeshtë dhe vetëm të justifikojë veten. Është njëlloj si ai ekzekutori që të qëllon në togën e pushkatimit, të mbulon edhe varrin e pastaj shkon në kishë e thotë ?më fal se të vrava?. Kjo është Monika Kryemadhi dhe asgjë më shumë sesa kaq./ CNA.al

Video/ Zbulohet mashkulli special i Monika Kryemadhit





Lajmet e fundit nga