web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Patozi tregon si mund të dalë nga"tuneli i errët" Lulzim Basha

4 Tetor 2019, 19:25, Politikë CNA

Nga studioja e emisionit “Provokacija” të mbrëmjes së sotme drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka folur dhe për “tunelin e errët” ku është futur kryetari PD-së, Lulzim Basha, po dhe sugjeron lëvizjen që duhet të bëj për të dalë prej andej pa shumë kosto përsonale dëmtuese.

“Lulzim Basha ka hyrë në një tunel nga i cili nuk mund të dalë pa kosto humëbse qoftë dhe duke ndërmarrë një lëvizje politike të drejtë. Ka venë si kusht largimin e Edi Ramës dhe po të tërhiqet e të këkrojë ulje në tryezë bisedimi do humb pikë tek të vetët. Kjo e detyron të pozicionohet kundërshtues në gjthçka, megjithse duhet të pranojë tryezën e dialogut për ta çliruar politikën nga kriza.

Ulje në tryezën e bisedimeve midis palëve është e domosdoshme. Por nuk është kjo mënyra e komunikimit. Shihni si i drejtohet Basha Ramës, dhe shihni si i përgjigjet Rama. Kurrkund nuk duket ndonjë shenjë që të jap shpresë për dialog konstruktiv. Kjo duhet të marrë fund njëherë e mirë, sepse u zgjat shumë…

Zgjidhja për të kapërcyer këto situatë është marrja e një vendimi kolegjal për të fshehur përgjegjësinë tënde personale. Për mua Basha duhet të deklarojë një pakt të gjerë me median, me partitë aleate të opozitës etj., që të mos i bjerë pesha e përgjegjësisë individualisht për vendimin e uljes në tryezë”, ka sugjeruar Patozi./CNA.al





Lajmet e fundit nga