web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E konfirmon Nikoll Lesi/ Basha tërhiqet nga kushti “nuk ka marrëveshje me Edi Ramën kryeministër”

3 Tetor 2019, 08:22, Politikë CNA

Në një editorial të botuar në gazetën e Nikoll Lesit, konfirmohet se kryetari i PD-së, Lulzim Basha është tërhequr nga kushti ?nuk ka marrëveshje me Edi Ramën kryeministër?.

Në shkrimin në fjalë, ndër të tjera thuhet se ?Me propozimet e bëra për reformën zgjedhore dhe me ftesën për dialog Lulzim Basha dhe opozita kanë bërë edhe më shumë sesa i kanë kërkuar ndërkombëtarët. Mjafton të kujtojmë se me këtë dokument të opozitës Bashës i është dashur të kapërcejë mbi veten duke harruar qëndrimin e fortë se ?nuk ka marrëveshje me Edi Ramën kryeministër?.

Më tej, në shkrim thuhet se Opozita e bëri lëvizjen e saj, me jo pak kosto për të.

?Ndërsa pritej që Edi Rama të kuptonte rëndësinë e situatës, kryeministri edhe njëherë tregoi se zgjidhjen e kësaj krize nuk e do dhe as i intereson një situatë normale. Deklaratës së Lulzim Bashës, që PS të plotësonte ?pesë pikat e platformës së opozitës ose të hapte krahun?, kryeministri ju përgjigj me arrogancën tipike që nuk lë vend shumë për dialog. Sipas tij, kjo që kërkon opozita ?është njësoj si një karrocë me kalë që i thotë një treni hap krahun?. Është qesharake sesi kryeministri i një vendi me një rrjet hekurudhor të falimentuar, zgjedhë ta krahasojë qeverinë e tij me një tren. Kur po hyn në vitin e 7-të të qeverisjes, ?treni? i Edi Ramës po lë një situatë edhe më të mjerë se në vitin me të keq të qeverisjes së dytë të PD.?-shkruhet në editorialin e botuar në Koha Jonë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga