web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paloka i përgjigjet Ballës/ Duhet të ishte në burg, jo duke i treguar Kushtetutën presidentit

27 Shtator 2019, 19:41, Politikë CNA

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla për reagimin e tij lidhur me presidentin Ilir Meta.
Sipas Palokës, Balla duhet të ishte sot në qeli, ndërkohë që i tregon Kushtetutën presidentit.
?Taulant Balla, fytyra më përfaqësuese e Ramës dhe ?rilindjes? , akuzën më të vogël e ka për përdhunim. Emri i numrit dy të ?rilindjes? është shfaqur në këto vite nga udhëtimet me trafikante droge në Greqi, tek mbrojtja e Rrajes, djalit përdhunues të deputetit ?rilindas? në Krujë; nga kërcenimi i punonjësve të policisë në komisariatin e F. Krujës, tek manipulimi bashkë me drejtorin e policisë të dëshmitarit të rremë Alizoti në Fier.
E sigurisht ?kryebema? e tij është ?Toyota Yaris? , dosjen e së ciles, në kundërshtim me ligjin, ndërhyri për ta manipuluar pak ditë më parë, vetë kryeprokurorja e Krimeve të Rënda.
Për çdo njerën nga keto akuza Tao duhej të ishte në hekura, por ndërkohe i tregon ligjin dhe Kushtetutën shqiptarëve dhe akuzon Presidentin pse nuk lejoi të shkonte deri në fund skenari i ?rilindjes? për votime moniste dhe të përgjakura?, shkruan Paloka.
Postimi i plotë:
Tao duhej te ishte sot ne qeli, po nderkohe i tregon Kushtetuten, Presidentit te Republikes …
Ne ?shtetin? e Rames ku qelbesirat bejne moral dhe kriminelet bejne ligjet ne Parlament, nuk mund te ndodh ndryshe.
Taulant Balla, fytyra me perfaqesuese e Rames dhe ?rilindjes? , akuzen me te vogel e ka per perdhunim. Emri i numrit dy te ?rilindjes? eshte shfaqur ne keto vite nga udhetimet me trafikante droge ne Greqi, tek mbrojtja e Rrajes, djalit perdhunues te deputetit ?rilindas? ne Kruje; nga kercenimi i punonjesve te policise ne komisariatin e F. Krujes, tek manipulimi bashke me drejtorin e policise te deshmitarit te rreme Alizoti ne Fier.
E sigurisht ?kryebema? e tij eshte ?Toyota Yaris? , dosjen e se ciles , ne kundershtim me ligjin, nderhyri per ta manipuluar pak dite me pare, vete kryeprokurorja e krimeve te renda.
Per cdo njeren nga keto akuza Tao duhej te ishte ne hekura, por nderkohe i tregon ligjin dhe Kushtetuten shqiptareve dhe akuzon Presidentin pse nuk lejoi te shkonte deri ne fund skenari i ?rilindjes? per votime moniste dhe te pergjakura.
Rama , nuk mund ta kaloje me palacolleqet dhe palacot e zakonshem pergjigjen qe pritet prej tij per kushtet e Bundestagut. Shqiptaret dhe partneret presin zgjidhjen e krizes dhe sot gjithe pergjegjesia eshte vetem e vetem mbi te./CNA.al





Lajmet e fundit nga