web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Negociatat/ Shehu: “Ngecja e vendit, pasojë e problemeve të krijuara nga “Rilindja”

25 Shtator 2019, 15:26, Politikë CNA

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shkruan se ?ngecja? e Shqipërisë nuk vjen si pasojë e politikave anti-zgjerim të BE-së, por si pasojë e problemeve madhore të krijuara në vend, nga Rilindja.

Sipas tij, Maqedonia Veriore mori rekomandim për hapje negociatash pa kushte, kurse Shqipëria nuk e mori pa kushte, për shkak të politikave të Rilindjes.

Postimi i plotë:

Pengesat per Shqiperine nuk paskan qene politikat antizgjeruese!

Dhenia e nje ?Po? pa kushte per hapjen e negociatave ne tetor per Maqedonine e Veriut nga Bundestagu, tregon se ngecja e Shqiperise nuk vjen nga politika anti zgjerim te BE.

Ajo tregon qarte tashme se ?ngecja? e vendit tone per disa vite rresht eshte pasoje e problemeve madhore te krijuara ne vend nga kjo Rilindje.

Kriminaliteti, institucionet e kapura, trafiqet, deformimi i votes, varferia e thelle, azilantet masive, administrata e politizuar e deri per kete vit te farsa e 30 Qershorit, jane shkaqet e brendeshme te bllokimit te procesit tone te integrimit.

Kesaj ju shtuan dhe politikat absurde Rajonale, sloganet pseudo nacionaliste te Rama-Thacit e deri te idete antikombetare e te rrezikeshme te tyre per ndryshimin e kufijeve.

Te gjitha keto u shpalosen edhe dje te dokumenti i Bundestagut, ndersa sot po ai institucion hodhi poshte cdo dyshim per qendrime antizgjerim ne parim.

Kjo gjendje e rrezikeshme mund te ndryshoje vecse duke ndryshuar realitetin tone./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga