Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me situatën politike në vend.
Por, Basha gjatë fjalës së tij ka sulmuar hapur deputetët e opozitës parlamentare, të cilët nuk pranuan të vihen në rrjesht nga çmenduritë politike të kreut të PD-së, duke thënë se ?Ata njerëz nuk përfaqësojnë as veten e tyre?.
Por, këtu ka një detaj. Në fakt opozita parlamentare e gjitha është e përbërë nga deputetë të cilët kanë qënë pjesë e listave të përgatitura ekskluzivisht nga Lulzim Basha.
Tani, ose Luli ka lajthitur, ose çmenduria e tij në politikë nuk po njeh kufi dhe ka nevojë për doktor, por këtë herë jo për doktor Berishën.
Së pari, Basha po tregon se është i kompleksuar nga opozita parlamentare dhe nga elementë të cilët në fakt Lulzim Basha thotë se nuk kanë ardhur me votat e tyre, por kanë treguar se kanë më shumë vlera në PD dhe vota sesa vetë Luli.
Dhe është pikërisht ky themeli, me të cilët Luli pretendonte se i vendosi kandidatët.
Po të bëjmë një analizë të thjeshtë, në parlament kanë hyrë kryesisht individë të cilët kanë mbështetur kandidimin e Lulzim Bashës në vitin 2013 dhe e mbështetën fort, që të bëhej kryetar PD-je. Në listë kanë qënë dhe persona të cilët në 2017 edhe pse Basha humbi, e mbështetën që Basha të zgjidhjej kryetar PD-je. Apo persona që vazhdimisht kanë qënë në mbështetje të Lulzim Bashës. Disa prej tyre, deri në momentin që kundërshtuan vendimin për djegien e mandateve të deputetëve.
Duke pasur parasysh së pari Myslim Murrizin. Luli thotë se nuk ka asnjë votë, por a nuk ka qënë ai kryetari i PD-së së Lushnjes? Kush e vendosi në listat fituese të kandidatëve për deputetë?
Shkojmë më tej tek Rudina Hajdari. Kush e vendosi Hajdarin në vitin 2017, në lista dhe që u ?shit dhe tregëtua? si një personalitet, që është vajza e Azem Hajdarit.
A nuk ishte vëtë Basha, ai që ?masakroi? të gjithë elitën politike të Partisë Demokratike?!
A nuk është Adriatik Alimadhi, kryetar i partisë Balli Kombëtar? ! A nuk është Artur Roshi kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat?!
A nuk janë këto dy parti politike, aleatë të përjetshëm të PD-së?!
A nuk është Arlind Çarçani kryetar i FRPD-së së Kolonjës?!
A nuk është Halit Valteri një prej ?veglave? më të fëlliqura të Lulzim Bashës, deri ditën që mori mandatin?
A nuk janë në atë grup parlamentar të gjithë ?dumbashistët? e 2013 dhe 2017?!
A nuk është ky Lulzim Bashë që i vendosi të gjithë këta emra në listë?!
Pra, Luli pranon vetë së në 2017 ka bërë një listë kandidatësh për deputetë, të pavlerë. E një kryetar partie që bën një listë të pavlerë, me individë që nuk i voton askush, dhe këtë e deklaron publikisht, minimalisht duhet të japë dorëheqjen.
Basha sot nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka pranuar atë që CNA.al e ka thënë këtu e dy vite më parë. Që Lulzim Basha shiti listën e zgjehdjeve me Pazar. Nuk ka shumë rrugë, për ta kuptuar se çfarë ka bërë Luli në 2017. Ose ka shitur listat e deputetëve, sepse ka vendosur në to ?njerëz të pavlerë? dhe i ka shitur me para, nëpërmjet lidhjeve të pista familjare dhe së dyti i ka vendosur për arsye klienteliste, sepse e kanë mbështetur për t?u zgjedhur kryetar i PD-së.
Por, kjo e rrëzon si kryetar, sepse vërtetohet tashmë katërciprisht dhe pranohet prej tij, se në lista kanë qënë ?njerëz të pavlerë?, apo sikurse e theksoi vetë Basha, që ?nuk përfaqësojnë as veten e tyre?. Por, janë vënë në lista vetëm e vetëm se mbështeten për të mbajtur karrigen e kreut të PD-së.
Këto dy rrugë janë, ose i shitit, ose ua dha si qokë. Gjithçka tjetër thotë Lulzim Basha, është një gënjeshtër, si gjithmonë.
Por, sot paska gjetur një moment sinqeriteti, duke thënë se kishte mbushur lista me njerëz të pavlerë. Por, disa prej tyre nndoshta kanë më shumë vlerë, sesa edhe vetë Luli, brenda në PD./ CNA.al
Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf ka reaguar pas ...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila njihet edhe s...
Politikani i Të Gjelbërve, Sarrazin tha, se partia e tij do ...
Një ditë më parë, pas një takimi që kreu i Partisë Demokrati...
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso është shpre...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti vijon vizitën n...
Sa herë që nga vendet e BE-së ka një lajm të keq për shqipta...
“Ne, Të Gjelbrit, do ta miratojmë çeljen e negociatave të an...
Ka kaluar pak më shumë se një vit, që kryebashkiaku i Tiranë...
Gjatë qëndrimit të tij në New York, kryeministri Edi Rama ka...
Tryeza e thirrur sot nga prezenca e OSBE-së në Tiranë me për...
Pas debateve të forta sot në tryezën e thirrur nga OSBE, për...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është nderuar sot nga...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është nderuar sot...
Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli është nderuar ...
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur pjea...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt në një pron...
Është shoqëruar me debate të forta sot tryeza e thirrur nga ...
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka dneruar sot ish-...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...