web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ju jeni terroristë”/ Qytetarët “degjenerojnë” gazetarin, pas lajmit të rremë për tërmet  

23 Shtator 2019, 07:05, Politikë CNA

Mbrëmjen e djeshme, një lajm i rremë i përhapur nga portal i Çim Pekës, ku paralajmërohej se një tërmet i fuqishëm pritet të trondisë Shqipërinë, përhapi panik tek qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm.

Pas lajmit në fjalë, reaguan institucionet shtetërore, të cilat qetësuan qytetarët dhe përgënjeshtruan alarmin. Por, ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i uniformave blu. Mësohet se policia ka shoqëruar gazetarin e portalit Syri.net, Aurel Rakipllari si dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët.

Por, pas këtyre veprimeve, gazetari Bledian Koka ka ?shpërthyer? kundër kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se po mbyll portalin, vetëm se sipas tij është kritik me qeverinë.

?O njeri i degjeneruar
Mire qe nuk ben asgje per te qetesuar njerezit qe jane ne ankth po merresh me Syrin a thua se ta ka fajin Syri qe ke lejuar Tiranen te kthehet ne nje geto betoni e sot dilje si i plaku-shejtan e beje shpetimtarin pa lavdi. O turp i ketij vendi, o i pashpirt qe do te besh politike dhe ne kete nate te trishte, ti nuk e meriton emrin njeri e aq me pak kryeminister. Ti qe nuk ke lene media pa blere per te shperndare faren e degjeneruar te sundimit tend me te keq se termeti me i fuqishem, si skuth shkruan nga bunkeri yt fjale te qelbura duke u fshehur ne lakuriqesine tende te kermt. Hesht per hir te Zotit e mos bej gjynahe qe nuk do ti lash kurre. Ti qe nuk le zar te qeverise tende kur Ilir Meta te tha merr masa, e gjete shpetimin tend sot tek nje titull i shkruar ne ankth nxitimthi gabim nga njerez qe jane te traumatizuar si cdo tjeter i kryeqytetit sonte?
p.s?njerez beni gajret, nuk ka portal qe parashikon oren e termeteve sepse ate e di vec i madhi Zot! Bashke me termetet lutjuni qe tju largoje sa me pare edhe kryeplakun e Surrelit se demi eshte njesoj??-shkruan Koka në postimin e tij.

Por, si duket qytetarët janë revoltuar edhe me gazetarin Koka, tën cilin e kanë masakruar me komente.

?Bledian, portali duhet të kërkojë falje dhe ky nuk futet te gabimet njerëzore, është e shpifur. Të mbrosh një njoftim të tillë publik duke sulmuar Edvinin do të thotë të futesh në lojën e tij, ku nuk e mund dot.?-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan “O hale gazetar po në qoftë se është kështu, pse e hoqët lajmin? Ndjesë pse kërkuat? Po në qoftë se ai është i degjeneruar 1 herë, ti dhe mbështetja që i bën atij lloj lajmi jeni 100 herë më shumë shumë. Ti dhe syri jeni terroristë modernë”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga