web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Publikohen shifrat e frikshme/ Si po rrënohen financat e vendit

21 Shtator 2019, 11:33, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sot akuza të forta në drejtim të ministrës së Financave, Anila  Denaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Denaj është e vetmja e vetmja ministre financash në botë që në dhunim të të gjitha ligjeve merr përsiper të bëhet inspektore tatimore, dhe që sipas tij po con financat e vendit drejt falimentit.

Sipas Berishës, TVSH, kollona kryesore e te ardhurave dhe treguesi themelor i rritjes eshte ne renie te frikshme.

?Te ardhurat nga TVSH Janar-Gusht jane 27 milione euro apo 3% me te ulta se ne te njejten periudhe te vitit 2018, deshmi kjo e renies se ndjeshme te rritjes ekonomike dhe fallsitetit te shifrave zyrtare te kesaj rritje.?-shkruan ndër të tjera Berisha.

Postimi i plotë:

Ndrikull inspektore Falimenti po çon me sukses ekonomine drejt falimentit!

Miq, shifrat zyrtare te ndrikull Inspektore Falimenti (e vetmja ministre finanacash ne bote qe ne dhunim te te gjitha ligjeve merr persiper te behet inspektore tatimore) po çon drejt falimentimit financat e vendit!

Keshtu: TVSH, kollona kryesore e te ardhurave dhe treguesi themelor i rritjes eshte ne renie te frikshme.
Te ardhurat nga TVSH Janar-Gusht jane 27 milione euro apo 3% me te ulta se ne te njejten periudhe te vitit 2018, deshmi kjo e renies se ndjeshme te rritjes ekonomike dhe fallsitetit te shifrave zyrtare te kesaj rritje.

Krahasuar me planin e ketij viti te ardhurat nga TVSH jane 82 milione euro apo 8,4 % me te ulta se plani. Kurse po ti referohemi TVSH te brendshme kjo ulje arrine ne 21,6% krahasuar me planin por edhe 18% me e ulet se sa e vitit te kaluar.

Keto te dhena tregojne se po ecet drejt falimentimit te ekonomise se narkoshtetit. sb/ CNA.al





Lajmet e fundit nga