web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Saimir Tahiri flet për rikthimin në politikë/ Bën dhe “mea culpa”

21 Shtator 2019, 10:21, Politikë CNA

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka folur rreth procesit të tij gjyqësor maratonë dhe vendimit të Gjykatës.

Por, ndërsa është pyetur nga gazetarët për një rikthim të mundshëm në politikë, ai deklaroi se nuk e ka menduar rikthimin në politikë dhe se e vetmja çështje në të cilën është përqendruar është rruga e drejtësisë.

Tahiri theksoi se ka marrë mijëra mesazhe nga kolegë dhe nga qytetarë të thjeshtë që i kanë besuar gjatë kësaj kohe, ndërsa shpehu keqardhjen për ata që janë dënuar padrejtësisht.

?Kam marrë mesazhe nga ish kolegët po s?besoj se ka kuriozitet për publikun. Komunikoj normalisht me disa por kjo nuk është kuriozitet për ju dhe publikun. Por jam i lumtur që kam marrë mijëra sms nga qytetarët edhe pse ishte sakrificë të besoje tek unë.?-tha Tahiri.

Më tej, i pyetur se nëse është kjo drejtësia që donte kur votoi reformën në drejtësi, Tahiri nuk ka nguruar të bëjë edhe një ?mea culpa?, për ata që janë dënuar padrejtësisht.

?Po i shkoj deri në fund një rruge duke bërë timen për drejtesinë që kërkoj. Unë nuk hy te ata që do mjaftonte vendimi im që të them drejtësia nuk funksionoi edhe sikur vendimi ndaj meje te ishte i gabuar do ishte nëse sistemi do ishte i gabuar. Më vjen shumë keq për ata që janë dënuar padrejtësisht dhë atyrë që u kemi rënë në qafë. Unë e kam kuptuar shumë vonë këtë por më vjen shumë keq.??u shpreh Tahiri.

Sa i takon një rikthimi në PS, Tahiri tha se “Sa i takon rikthimit, sështë patjetër në qeverisje, sdo të thotë të kesh një karrige. S?e kam menduar këtë cështje tani. Po luftoj për të drejtën time deri në fund. Pastaj nuk e ka në dorë partia karrierën time, e kam vetëm unë. Më lini ti shkoj deri në fund drejtësisë sime.”/ CNA.al





Lajmet e fundit nga