Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga datat 15-17 Shtator u mbajt në Madrid, Spanjë takimi i përvitshëm për paqen, organizuar nga Komuniteteti i Sant Egidios. Në këto takime të rëndësishme marrin pjesë personalitete të larta nga të gjitha komunitetet fetare në botë, nga shoqëria civile, nga politika si Presidentë dhe Kryeministra nga e gjithë bota; siç ndodhi në takimin para 2 ?vitesh që u mbajt në Gjermani në Shtator të vitit 2017 ku mori pjesë edhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, si edhe personalitete nga kultura.
Këtë vit nga Kishat Orthodhokse ishin klerikë te lartë nga Patriarkana Ekumenike, Patriarkana e Aleksandrisë, Patriarkana e Moskës, Patriarkana e Serbisë, Patriarkana e Rumanisë, nga Kisha e Greqisë dhe nga Kisha e Shqipërisë. Në takimin përmbyllës për të krishterët mbahen zakonisht tre predikime ose meditime, një nga Katolikët, një nga Protestantët dhe një nga Orthodhoksët. Në takimin e Madridit predikimi për Katolikët u mbajt nga Kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson, Prefekti i Dikasterit për Promovimin e Zhvillimit Njerëzor Integral; për Protestantët nga Prof. Heinrich Bedford-Strohm, President i Këshillit të Kishës Ungjillore në Gjermani dhe për Orthodhoksët predikimi u mbajt nga Mitropoliti i Korçës Imzot Joani.
Perëndia Ynë Është Perëndi i Paqes
Paqe po ju lë, paqen time po ju jap juve; jo siç e jep bota jua jap juve. Le të mos trazohet zemra juaj, as të mos frikësohet. Jn 14:27
Para Pësimit të Tij, Zoti ynë Jisu Krisht, duke e ditur se nxënësit e Tij do të përballeshin me një botë mizore, plot mundime dhe hidhërime, iu dha atyre një dhuratë të fuqishme, paqen e Tij, më të fortë se të të gjitha armët e botës. Ai thekson se e jep paqen jo siç e jep bota, duke na zbuluar dy lloje paqesh, paqen e Tij dhe paqen e botës, paqen e vërtetë dhe të përjetshme dhe paqen e rreme dhe kalimtare.
Paqja që jep bota është e paqëndrueshme, është vetëm në fjalë dhe nuk zgjat për një kohë të gjatë, sepse nuk ka themele. Ajo varet në dëshirat e njerëzve, që shpesh janë të helmuara nga egoizmi dhe lakmia, në emocionet e lëkundura të tyre dhe në interesat e tyre që ndryshojnë vazhdimisht. Në rastin më të mirë paqja e botës është e jashtme. Vetë Perëndia, nëpërmjet gojës së profetëve të tij, thotë për këtë lloj paqeje: ?Ata thonë paqe, paqe kur nuk ka paqe. (Jeremia 6:14; Ezekieli 13:16, Mikah 3:5, duke përmendur vetëm disa prej tyre)
Nxitjet dhe shpresat e rreme nga ata që duhet të ishin udhëheqësit e vërtetë të popullit i kthyen ata në profetë të rremë. Në kohët tona, ku gënjeshtrat dhe gjysëm të vërtetat mbizotërojnë, është një nevojë e madhe për rolin profetik të kishës. Roli profetik i kishës është të thotë atë çfarë Zoti po thotë. Shpesh, e vërteta nuk përputhet me atë që njerëzit duan të dëgjojnë, por ne nuk mund të kompromentojmë të vërtetën. Të jetosh me të vërtetën nuk është e lehtë, por kjo është e vetmja mënyrë për të qenë ontologjikisht të lirë. Krishtërimi i vërtetë nuk është për të zbavitur njerëzit, por për t?i shpëtuar ata. Ne duhet të shpallim gjithmonë dhe kudo se nuk mund të ketë paqe pa praninë e Perëndisë dhe pa praninë e drejtësisë së Tij.
Vetëm paqja që jep Krishti është e qëndrueshme dhe thelbësore. Ajo është një paqe shpirtërore që vjen nga një pajtim i njeriut me Perëndinë dhe nga restaurimi i lidhjeve të drejta dhe të vërteta me Atë. Paqja e Tij është një paqe e brendëshme, një paqe që mund t?i bëjë ballë të gjitha stuhive të forta që sulmojnë nga jashtë. Paqja e Krishtit qetëson zemrat e trazuara dhe i çliron nga frika, sepse kjo paqe vjen nga prania e Tij në zemrat tona, duke i mbushur ato me dashuri. ?Dashuria e përsosur e largon frikën? ? shkruan Shën Joani.
Krishti i jep fjalës paqe një kuptim, jo vetëm shpirtëror dhe sakramental, por gjithashtu edhe një kuptim eskatologjik. Paqja e tij është një parashijim i Mbretërisë, duke qenë tek ne prania e vetë Perëndisë, sepse Ai është i burimi i vetëm dhe unik i paqes. Titulli mesianik ?Princ i Paqes? që e gjejmë tek profeti Isaia përmbushet plotësisht në Krishtin, ?Mbretin e Paqes?.
Por ne duhet të kemi gjithmonë parasysh që qenia njerëzore është një qenie komunitare. Me të drejtë shkruan Tertuliani ? unus christianus nullus christianus. Qysh prej fillimit të tij krishtërimi ishte si një realitet kolektiv, si një komunitet. Të jesh i krishterë do të thotë ti përkasësh komunitetit dhe jo si një individ i izoluar. Prandaj, paqja që jep Krishti nuk është vetëm një tërheqje në vetvete. Paqja jonë personale realizohet në paqen e komunitetit dhe merr një dimension social dhe komunitar.
Këtu do të doja të falenderoja me gjithë zemër Komunitetin e Sant Egidios, për përpjekjet e tyre të mëdha në dekada, për të sjellë paqe e shpresë në konfliktet dhe luftërat në shumë vende të botës.
?Krishti është paqja jonë? ? thotë Shën Vasili i Madh ? ?ai që kërkon paqen kërkon Krishtin? Pa dashurinë ndaj të tjerëve, pa një qëndrim paqeje ndaj të gjithë njerëzve, askush nuk mund të quhet shërbëtor i vërtetë i Krishtit?.
?Lum paqebërësit? ? thotë Zoti ? ?sepse ata do të quhen bij Perëndie?.
Të dashur vëllezër dhe motra në Krishtin! Perëndia ynë është Perëndi i Paqes dhe ne jemi thirrur t?i shërbejmë. Së pari, le të kemi paqe në zemrat tona dhe më pas ajo do të vërshojë jashtë dhe do të arrijë tek të tjerët. Ashtu si një kandil i fikur nuk mund të ndriçojë, po ashtu edhe ne nuk mund të përhapim paqe nëse nuk e kemi atë në zemrat tona. ?Ki paqe në zemrën tënde ? thotë Shën Serafimi i Sarovit ? ?dhe mijëra vetë rreth teje do të shpëtohen?. AMIN!
Credins Bank ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Bas...
Grupi Balfin, nën vëmendjen e veçantë të Presidentit Samir M...
Lëvizja Reago e mbështetur nga qytetarë të shumtë, kanë zhvi...
Arrihet marrëveshja për trajnimin e mjekëve dhe specializant...
Si rrallëherë pritet që këtë fundjavë një uragan të godasë S...
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore...
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mos miratojë shitje...
Erëra të forta me shpejtësi deri në 80-100km/h ditën e sotme...
Mbrëmjen e djeshme, gazetari dhe moderatori i emisionit “Opi...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë sot një njoftim të rëndësi...
Treguesit e punësimit kanë shënuar përmirësim të ndjeshëm vi...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Moti për ditën e sotme do të jetë me kthjellime dhe shtim të...
Imami Elvis Naçi ka dhënë një lajm të madh duke bërë të ditu...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka b...
Dje në emisionin “Top Show” në Top Channel, në një panel gaz...
Gazetari i njohur Klodian Tomorri ka reaguar mjaft ashpër pa...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Muaj më parë një shkresë absurde mbërriti në spitalet e vend...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...