Një Gjermani tjetër pas zgjedhjeve në Lindje?
Zgjedhjet të dielën në landet lindore gjermane Saksoni dhe B...
Vendet e QUINT-it, presin që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të jenë të besueshme, por ata u bëjnë thirrje kandidatëve që ta lënë mënjanë retorikën populiste dhe nacionaliste e të ofrojnë programe konkrete.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen më (06.10) tri partitë politike më të mëdha në Kosovë, LDK, PDK, dhe Vetëvendosja do të garojnë të vetme në zgjedhje. Ndërkohë në garë janë edhe katër koalicione, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ. Në mesnatën e shkuar përfundoi afati i regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore, kurse subjektet politike kanë afat deri më (06.09) që të regjistrohen në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshmepër Kuvendin e Kosovës.
Koalicionet parazgjedhore
Katër koalicionet e regjistruara për zgjedhjet e parakohshme në Komisionin Qendrore të Zgjedhjeve në Kosovë janë:
– Koalicioni ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate.
– Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë.
– Koalicioni Vatak, i përbërë nga tri parti (Partia Demokratike Boshnjake, Partia Demokratike Vatan dhe Partia e Bashkuar Boshnjake.
– Koalicioni i katërt i paraqitur në KQZ, i quajtur Sloboda (Liria), përbëhet nga Partia Përparimtare e Kosovës dhe Partia e Re e Kosovës.
Gjatë ditës së premte, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje, diskutuan për një marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e 6 tetorit, por, përpjekjet dështuan për shkak të mospajtimeve rreth kandidaturës për postin e kryeministrit. Megjithatë këto dy parti nuk e përjashtojnë mundësinë e një koalicioni pas-zgjedhor, nëse ndonjëra nga to del fituese dhe ka të drejtën si partia e parë ta formojë qeverinë.
QUINT: Garë e drejtë zgjedhore
Në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet e 6 tetorit, përfaqësuesit e vendeve më të industrializuara QUINT, ku bëjnë pjesë e (Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia)përmes një deklarate të përbashkët thanë se “presin nga të gjitha partitë politike të krijojnë një ambient të drejtë të garës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, proces ky që po shihet si mundësi vendimtare për qytetarët e Kosovës që të vendosin për drejtimin e shtetit?. “Kosova ka nevojë për sundim të ligjit, andaj kandidatët nuk duhet të kenë të kaluar kriminale ashtu që të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë. Sikurse në zgjedhjet e kaluara, ne do të bashkohemi me organet e tjera lokale dhe ndërkombëtare për të ndihmuar që të sigurohet një ambient i lirë dhe i drejtë?, thuhet në deklaratë.
Vendet e QUINT, presin që zgjedhjet të jenë të besueshme dhe kërkojnë nga banorët e Kosovës që të dalin e të votojnë, ndërsa, kandidatëve u bëhet thirrje që ta lënë mënjanë retorikën populiste dhe nacionaliste. “Votuesit dëshirojnë që udhëheqësit e tyre të sigurojnë që të rinjtë e Kosovës do të mund të ndërtojnë të ardhmet e tyre këtu. Votuesit meritojnë përgjigje të detajuara nga partitë për atë, se si programet e tyre do të forcojnë sistemin e arsimit ashtu që të diplomuarit të jenë më mirë të përgatitur për punësim; se si ato programe do të krijojnë vende pune dhe si do të përmirësojnë zhvillimin e sektorit privat dhe investimet, si do të përkrahin ndërmarrësin, si do të mbajnë përgjegjësinë fiskale, dhe si do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit me energji dhe mjedisin”, thuhet në deklaratën e QUINT-it.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë mbahen pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pasi ai u ftua nga Gjykata Speciale për Krime Lufte në cilësinë e të dyshuarit. Zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor në Kosovë, nga analistët po cilësohen si shumë të rëndësishme, ku qeveria e re pritet të përballet më shumë sfida e në mesin e të cilave edhe me dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve./ DW
Zgjedhjet të dielën në landet lindore gjermane Saksoni dhe B...
“Dita e Punës” nuk do të jetë ditë kremteje për Floridën, në...
Në tre lande gjermane votohet në vjeshtë. Populistët e djath...
Demonstrata të ekstremistëve të djathtë, sulme kundër migran...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë sot pu...
Imami, Drilon Gashi, thotë se Bashkësia Islame e Kosovës (BI...
Një vajzë 12-vjeç, ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa ...
Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka filluar ...
Në Kosovë subjektet politike kanë edhe një ditë kohë për të ...
Çfarë mund të bëjnë Gjermania dhe Evropa për të mos u shtypu...
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve në Maqedoninë e Veriut, ...
Në një fjalim para ambasadorëve francezë, Presidenti Francez...
Kriza politike në Itali duket se është drejt fundit, pasi pr...
Një foto e rrallë po bën së fundi xhiron e rrjetit. Bëhet fj...
Kryeministri britanik Boris Johnson u akuzua të mërkurën për...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, u akuzua të mërkurën p...
Partitë politike rivale të Italisë kanë arritur një marrëves...
Një tërmet 3,7 i shkallën rihter është regjistruar pasditen...
Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Zvicr...
Izraeli po lufton në disa fronte njëkohësisht. Konflikte ush...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...