Aksident i rëndë në Gjirokastër/ I plagosuri niset me helikopter drejt Tiranës
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin ...
Prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku e ka detyruar Prokurorinë e Dibrës, që të marrë dosjen “184”.
Pas shpalljes së moskompetencës në mënyrë të befasishme nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dosja “184” është kthyer në pingpong.
Sot, është njoftuar se Prokuroria Dibër e cila udhëhiqet nga Esmeralda Keshi (Cami), ka regjistruar për procedim dosjen “184”.
Kujtojmë se Esmeralda Keshi (Cami) ka lidhje familjare me Arben Keshin e dosjes “184”.
Për më tepër, kjo prokurori, është aktualisht vetëm me tre prokurorë. Kryetarja Keshi logjikisht nuk do të marrë pjesë në short dhe pritet që në shtator dosja të ndahet mes dy prokurorëve.
Pavarësisht se Prokuroria e Dibrës e ka kundërshtuar transferimin e dosjes “184”, Arta Marku nuk ka dashur t’ia dijë.
Nga njëra anë flet për pavarësi dhe nga ana tjetër kërcënon dhe bën presion mbi prokurorët.
Prokurorët që do të marrin këtë dosje, nëse nuk do të zbatojnë urdhrat e Markut, dyshohet se do të shkarkohen nga Vettingu.
Në kushtet kur ata janë kërcënuar dihet se si do të shkojë procedimi i dosjes “184” dhe rrjedhimisht dihet edhe përfundimi.
Ping-pongu për shkatërrimin e dosjes “184”
Me vendimin e datës 15.07.2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, bazuar në nenet 28/1, 74, 75/a, 76 dhe 84 të Kodit të Procedurës Penale ka shpallur moskompetencën për këtë procedim penal, duke kaluar aktet në Prokurorinë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër.
Ky vendim është marrë nga prokurori i çështjes, Klodian Braho, menjëherë pas ndryshimit të cilësimit juridik të veprës penale me urdhrin e datës 12.07.2019.
Me këtë akt, në bazë të nenit 287/2 dhe 315/3 të Kodit të Procedurës Penale, është urdhëruar ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit ?grup i strukturuar kriminal? në ?bashkëpunim të thjeshtë?.
Thënë më qartë, shkatërrimi është planifikuar nga prokurori Klodjan Braho me urdhra nga lart. Të paktën ky është konfirmimi i Prokurorisë së Përgjithshme vënë në dispozicion mediave.
Prokuroria e Dibrës e ka kundërshtimin vendimin e Brahos tek Prokuroria e Përgjithshme, duke dhënë një sërë arsyesh që realisht qëndrojnë.
Me aktin e datës 21.07.2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, ka paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme Tiranë, kërkesën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për kompetencat për këtë procedim penal, duke i kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm caktimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, si prokurori kompetente për ushtrimin e ndjekjes penale në procedimin penal nr. 184/2016.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër e ka bazuar këtë kërkesë në disa arsye: Së pari, veprat penale janë kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe për këtë vepër është kompetente Prokuroria për Krime të Rënda.
Së dyti, prokurori duhet t?i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik.
Së treti, prokurorët e Prokurorisë Dibër janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk mund ta hetojnë çështjen në fjalë.
Së katërti, Prokuroria Dibër nuk ka staf të mjaftueshëm për të përballuar këtë çështje.
Por, Arta Marku duket se ka qenë tejet e interesuar për shkatërrimin e plotë të dosjes 184, është munduar të fsheh dorën pasi ka hedhur gurin, duke përdorur prokurorin Klodjan Braho.
“Prokurori i Përgjithshëm, referuar përcaktimeve për kompetencën lëndore dhe tokësore, me Vendimin e datës 31.07.2019, ka arritur në përfundimin se kompetenca lëndore dhe tokësore për ushtrimin e ndjekjes penale për procedimin penal nr.184/2016, nuk i përket Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi ajo i ka dhënë faktit një cilësim të ndryshëm juridik, për vepra penale që nuk hyjnë në kompetencën e saj, por i përket Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Kjo prokurori duhet të pranojë aktet dhe të regjistrojë procedimin penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Ajo që s’ka nevojë për koment, është se banditët e dyshuar të vjedhjes së votave e përbërë nga deputetë Ulsi Manja apo dhe Pjerin Ndreu që tashmë është kryebashkiak, ish ministra si Damian Gjiknuri dhe drejtorë socialistë, si Arben Keshi e Robert Ago, po dalin pa u laguar./CNA.al
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin ...
Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet e fshatit Cerje në Pustec...
Një zjarrë i përmasave të mëdha sapo ka përfshirë Delvinën.Z...
Një 32-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Du...
Tre ditë pas shpërthimit të një depozite me 5 mijë litra gaz...
Ditën e sotme, Gjykata e Lezhës ka vendosur masën “detyrim p...
Prokuroria ka zbardhur një pjesë të skemës së mashtrimit me ...
Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në q...
Në errësirë të plotë në muajin korrik, pak kohë para pushime...
Tre shtetas shqiptarë dhe një shtetas grek kanë rënë në pran...
Menjëherë pas denoncimit të Sali Berishës në rrjetet e tij s...
Një emigrant shqiptar ka humbur aksidentalisht jetën në vend...
Duke marrë shkas nga aksidentet rrugore të ndodhura gjatë di...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” në munge...
Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në Krujë.Mësohet s...
Një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Lus...
Bashkëjetuesi i Orkida Drizes, e arrestuar nga policia e Tir...
Avokatët e pronarit të “Arbri Garden”, kanë apeluar vendimin...
Pas akuzave të Partisë Demokratike në drejtim të kryetarit t...
Katër shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia grek...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...