web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasjet për “Arenën Kombëtare”/ Çollaku mesazh Braçes

22 Gusht 2019, 11:14, Politikë CNA

Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku ka reaguar pas debateve të fundit mes zv.kryeministrit Erion Braçe dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me nxjerrjen në shitje të ?Arenës Kombëtare?.

Në një postim në rrjetet sociale, Çollaku shkruan se ndërhyrja e zv.kryeministrit duket ka më shumë hallin e Partisë se sa të futbollit.

Më tej, Çollaku i ka drejtuar një mesahz Braçes, ndërsa shkruan se ?zv.kryeministri mund të jetë i sinqertë deri ne fund…ti vërë emrin Enver Hoxha stadiumit kombëtar dhe e rehaton përfundimisht këtë muhabet?.

?Eshte e cuditshme perfshirja e zv.kryeministrit ne emertimin e stadiumit kombetar.
U eshte bere fiksim emri i Qemal Stafes (nje komunist i vrare afro 70 vite me pare).
Nuk e kuptoj clidhje ka patur Qemali me futbollin, e ne fakt nderhyrja e zv kryeministrit duket ka me shume hallin e Partise se sa te futbollit.

Nese e ka kaq merak Partine ne futboll, zvkryeministri mund te jete i sinqerte deri ne fund…ti vere emrin Enver Hoxha stadiumit kombetar,dhe e rehaton perfundimisht kete muhabet !!?-shkruan Çollaku në postimin e tij.

Debati për Stadiumin Kombëtar/ Braçe i përgjigjet FSHF-së  





Lajmet e fundit nga