web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me turistët spanjollë/ Shembet restoranti “Panorma”

21 Gusht 2019, 06:19, Sociale CNA

Disa ditë pas skandalit, ku një grup turistësh u dhunuan nga pronari i një restoranti në Himarë, IKMT ka nisur sot shembjen e tij.

Mësohet se aksioni i IKMT-së për shembjen e resortit, ?Panorma?, në pronësi të Mihal Kokëdhimës, kushëri i kreut të partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burimet bëjnë të ditur se restoranti në fjalë, i ndërtuar buzë detit në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje.
Restoranti i Mihal Kokëdhimës, vijonte punën edhe pse ishte pa leje, deri pas incidentit të ndodhur disa ditë më parë në Porto Palermo, ku Kokëdhima sulmoi familjen spanjolle që kishin ardhur të ushqeheshin në restorantin e tij.

Ndërkohë pasi ka dhunuar familjen e miliarderit spanjoll Eugenio Galdón, dhe shoqëruesit shqiptarë, Mihal Kokëdhima është lënë nën masën ‘arrest me burg’./ CNA.al





Lajmet e fundit nga