web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gylenisti, aksioner i Air Albania/ Erdogani "aksioner" i memorialeve

14 Gusht 2019, 09:53, Aktualitet CNA

Shqipëria po zien nga debati për memorialin turk, të vendosur tek Kodrat e Liqenit.

Mbi memorialin pro Erdoganist, janë gdhendur viktimat e grushtit të shtetit në Turqi në vitin 2016.

Për grushtin e shtetit është akuzuar Fetullah Gylen, përfaqësuesit e të cilit ndodhen të shpërndarë në të gjtihë botën, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, në aktivitetin e vendosjes se memorialit kushtuar viktimave të grushtit të shtet kërkoi nga qeveria shqiptare largimin e të gjithë mbështetësve të klerikut Fetullah Gylen, siç njihet ndryshe FETO.

Sipas tij, grushti i shtetit më 15 korrik 2016 ka qene aksioni më i përgjakshëm terrorist në historinë e Republikës së Turqisë.

Ndërkohë që në Shqipëri, ngrihen memoriale pro Erdoganit, gylenistët nga ana tjetër bëjnë kërdinë.

Disa muaj më parë, Qeveria shqiptare ka emëruar Mina Kustën, në pozicionin e Drejtorit të Agjencisë së Kontrollit Ajror.

Mina Kusta ndryshe është i njohur si gylenist, pasi ka qënë i pari në listën e qeverisë Turke dhe ambasadës së saj në Tiranë për personat gylenistë që zhvillonin aktivitet në Shqipëri, pas grushtit të shtetit që ndodhi në Turqi.

Gylenisti Mina Kusta, është edhe aksioner i Air Albania e cila mund të konsiderohet si kompani e Qeverisë turke.

Pra, kompania Air Albania, e cila ka nisur tashmë fluturimet ka një aksioner shqiptar gylenist, siç është Mina Kusta.

Emri i këtij të fundit, është lakuar edhe më herët, në lidhje me ish deputetin e LSI-së, Gledion Rehovica.

Ky i fundit, kishte përdorur identitetin e Kustës, pasi ishte kapur duke kryer vjedhje në Itali.

Gledion Rehovica dhe Mina Kusta kanë kryer shkollën fillore bashkë, ndërsa më pas rrugët e tyre ishin ndarë, pasi i zgjedhuri i LSI u largua në Itali, ndërsa Kusta në Turqi për studime./CNA.al





Lajmet e fundit nga