web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shënim/ Dëshmorët e Lulzimit, lavdi përjetë

30 Korrik 2019, 16:14, Politikë CNA

Zgjedhjet e 30 qershorit kaluan, jo vetëm klasën ashtu siç nuk ishte parashikuar nga askush, por tashmë kryebashkiakët e rinj po marrin detyrat dhe Këshillat Bashkiakë janë drejt konstituimit në gati gjysmën e bashkive të vendit.

Janë jo pak por gati 27 bashki, të cilat drejtoheshin nga Opozita, pra PD dhe aleatët e saj të sotëm apo disa të socialistëve në 2015 si LSI apo PDIU.

Sot ?ra? një nga bashkitë simbol të PD, Kavaja, të cilën në një garë elektorale socialistët nuk e fitonin dot, ashtu sikundër Devollin apo Peqinin etj.

Konstituimet kanë filluar ditë pas dite dhe perveçse ngjarje proceduriale ligjore po prodhojnë edhe lajme nga më të fortat deri në më qesharaket. Nga kryebashkiakë me mandate mbaruar që do punojnë pa firmë e vulë në terren, kryebashkiakë që kërkojnë protektorat, tarzanë që nuk pyesin, po ligj kanë xhunglën apo dekretin e Ilir Metës, deri tek zyrat që mbyllen me çelës nga kryebashkiakët e rinj si të ishin magazinë, dyqani apo shtëpia private.

Ka pasur edhe tensione ashtu siç pritej ku grupe me 50 apo 100 vetë tentojnë të marrin peng një institucion.

Me aktet e fundit përpara shpresës së humbur, kur përballë dështimit të Lulzim Bashës me bojkotin e zgjedhjeve,  kemi plot 27 dëshmorë elektoralë.

Këta janë të gjithë përfaqësuesit e PD në detyrë të cilët mund të rifitonin mandatin e tyre, që nga Shkodra, në Lezhë, Kukës, Devoll, Mallakastër, Kavajë e gjetkë.

Ditë pas dite këmi ?dështmorët e Lulit?, viktima të mashtrimeve të kreut të PD, se zgjedhje nuk do kishte, do bëhej përballj, rezultati nuk do njihej, do kishte zgjedhje të parakohshme, e të tjera si këto gënjështra që ditë pas dite po nxjerrin zbuluar Lulin, e ndjekur nga pas ?dëshmorët? e tij.

Dje ra ?dëshmor? kryebashkiaku i Devollit që ishte në detyrë deri të hënën, sot ra ai i Kavajës bashkë me të Peqinit, pritet të bien të gjithë një e nga një, si Bashkimi në Kukës, Frani në Lezhë, Xhelali në Kamëz, deri tek Voltana ?dëshmorja? më e dhimbshme që pritet të lëshojë zyrën në 20 gusht.

Të gjithë mund të fitonin, të gjithë mund të ishin në detyrë, por të gjithë ranë dëshmorë.

Nuk janë dëshmorë të demokracisë, as në luftë kundër fashizmit, as  kanë luftuar për atdheun, as nuk i vrau Rama, këta janë ?dëshmorët? e Lulit, që i përdori si mish për top dhe tani nuk ju ka ngelur gjë tjetër, veç të kërkojnë leje tek kryebashkiakët e rinj për ndonjë pallat, lapidar apo monument, kuptohet sipas kontributeve, të cilin në shenjë mirënjohje ta zbulojë Lulzim Basha.

Aty p.sh do shkruhet ?Këtu  prehet ?dëshmori im? Bledjon Nallbati që e vrava sepse nuk e lashë të fitonte në zgjedhje edhe pse e kishte të sigurtë?.

Nuk ngelet gjë tjetër që pas këtij akti të Lulzim Bashës të themi i përjetëshëm kujtimi i dëshmorëve të Lulit. Të paktën ishalla e kuptuan se i vrau kryetari i Republikës së Re në aventurën e tij për të mbajtur drejtimin e opozitës.

Lavdi dëshmorëve të Lulit!/CNA.al





Lajmet e fundit nga